“E mora shkopin e bejsbollit dhe ju nxjerr jashtë”/ Kryeinfermieri i Onkologjikut tmerron pacientët
Gazetari Osman Stafa ka bërë ditën e sotme një tjetër denoncim për situatën në spitalin Onkologjik të QSUNT-së,. ku pacientët përveç mungesë së kimios dhe ilaçeve, përballen dhe me një sjellje jonjerëzore nga ana e kryeinfermierit të sapovendosur Artur Alimani.
Përmes një mesazhi dërguar gazetarit, një prej pacientëve denoncon se kryeinfermieri Alimani kishte tmerruar pacientët, duke i kërcënuar se do të merrte shkopin e bejsbollit dhe se do t’i nxirrte me dhunë jashtë.