Bullizimi në Tik Tok apo dhuna e bashkëshortit. Kush mendoni se ka ndikuar më tepër në vendimin fatal të nënës së katër fëmijëve?
Vetëvrasja e Bedrie Lokës, nënë e 4 fëmijëve që denigrohej nga profile false në Tik Tok është historia e radhës e një fatkeqësie që ndodh prej indiferencës së organeve shtetërore ndaj kërkesës për ndihmë të qytetarëve të thjeshtë. Gruaja, nga fshati Vadardhë e Sukthit kaloi në tronditje të fortë psiqike që e çoi në vetëvrasje, pasi fillimisht kishte shpresuar se do ta ndihmonin në polici.