Ulja e kohës për marrjen e nënshtetësisë, Italia mbledh firmat për referendum
Gazetari: Pse “Republika e Baba Mondit” mund të jetë e rrezikshme për Shqipërinë
Krijimi i një shteti për Urdhrin Bektashi, është lajmi që ka “zgjuar” rrjetin. Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times”. I ftuar në Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita tha se kjo është e disata herë që lajmet e zeza për Shqipërinë ne shqiptarët i mësojmë në gjuhë të huaj.
Sa i takon krijimit të këtij shteti brenda shtetit, Lita tha se ende nuk është e qartë se kujt e për çfarë shërben kjo. Ai tha se kryeministri Rama çështjet e provokimeve fetare i ka pasur që në vitin 1991, por e ka cilësuar këtë një çështje shumë të rrezikshme dhe serioze e cila nuk mund të trajtohet me deklarata në intervista të kryeministrit.
“Jo më shezllone për baret e restorantet!”, Kumbaro: Dikush që ka shpenzuar miliona për një hotel, duhet të ketë edhe plazhin! Kush do një stacion plazhi që të bëjë ca lekë…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka folur edhe në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se lejet për shezllone nuk do të jepen më për beach bar-et apo restorantet, por vetëm për hotelet.
Kumbaro u shpreh se shezllonet nuk duhet të shihen si një biznes i mirëfilltë apo mënyrë për të fituar para sezonale, sepse ky nuk është një investim i qendrueshëm.Ministrja shtoi se shezllonët i takon t’i mbajnë ata që kanë bërë investime miliona euroshe.
Çfarë po ndodh në Tiranë? Nga hajdutë xhepash, burra që dhunojnë gratë e deri tek fëmijë që rrahin nënën, 11 të arrestuar në 24 orë. Aksident masiv në Durrës-Tiranë
Tiranë/Arrestohen 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. H., 40 vjeç, dhe J. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një portofol në një lokal.
Aldo Bumçi: Zoti na jep fuqi e Berisha na frymëzon. Shqiptarët na besojnë.
Aldo Bumçi ka premtuar poshtë ballkonit të Berishës, se PD do të jetë në lartësinë e duhur për të kthyer historinë e Shqipërisë.Bumçi tha se në 13 vite qeverisje të PD, shqiptarët panë vetëm ndryshimin, ndryshe nga qeverisja e Ramës, që sipas tij ka boshatisur vendin.Sipas Bumçit, shqipatërt kanë besim te demokratët, ndaj dalin dhe mbushin bulevardin kundër një manipulatori si Rama.