Beleri ‘denoncon’ në Bruksel idenë për krijimin e Sovranitetit të Urdhrit Bektashian
Eurodeputeti grek, Fredi Beleri ka denoncuar në Bruksel idenë e krijimit të Sovraniteti të Urdhrit Bektashian në Tiranë. I kontaktuar nga media greke, Beleri i është drejtuar Komisionit Europian duke ngritur disa pikëpyetje edhe rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Sipas Cnn.gr, bëhet me dije se Beleri i është drejtuar Komisionit Europian duke e pyetur nëse krijimi i këtij shteti shkel marrëveshjet e rënë dakord për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në vendin fqinj.