Lidhje


Shkencëtari shqiptar krijon robotin ‘Dardan’ që flet shqip dhe 8 gjuhë të tjera

Firdeus Dikellari, një 19-vjeçar nga Pogradeci, ka prezantuar robotin e tij të ri, “Dardan”, i cili është i aftë të komunikojë në 9 gjuhë, përfshirë edhe shqipen.Roboti Dardan, që është krijuar nga Dikellari vetë, ka mundësi të avancuara si detektimi i emocioneve në fytyrën e njeriut.

 

Sipas Dikellarit, ky robot do të ndihmojë në veçanti fëmijët me probleme në komunikim, duke u ofruar mbështetje në fushën e logopedisë.Dikellari ka premtuar se do të sjellë edhe zbulime të tjera në teknologji në të ardhmen e afërt.

Read more ...


Vdekja e 61-vjeçares, e bija me lot në sy akuza mjekëve për neglizhencë: Nuk i bënë shërbimin e duhur

Familjarët e 61-vjeçares, Tatjana Dajko, e cila u nda nga jeta tre ditë më parë, kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Fierit.Ata shprehen se mjekët nuk i kanë dhënë nënës së tyre kujdesin e duhur duke i akuzuar për neglizhencë.Sipas vajzës së 61-vjeçares, ata e kanë dërguar nënën e tyre në urgjencë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe në mes të shpatullave, por theksoi se mjekia e ka përcjellë në shtëpi duke i thënë që “ke ankth e stres”. Por, Klotina Topulli shtoi se në momentin që nëna e tyre u kthye në shtëpi filloi të ndihej akoma më keq prej ilaçeve dhe e dërguan sërish në spital me makinë, por 61-vjeçarja vdiq sapo mbërriti tek dera e spitalit.

Read more ...


Skandal/ Hotel “Europapark” vendos traun në rrugën kombëtare: 2 euro kush do të kalojë!

Teksa u izoluan për shkak të ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, e cila nuk ka asnjë hyrje dalje me rrugën e vjetër,  duket se telashet për banorët e Fushë-Krujës nuk kanë të mbaruar.Qytetarët e këtyre zonave duhet të paguajë një taksë 2 euro nëse kalojnë në rrugën para një hoteli.

 Qytetarët kanë denoncuar Hotel Europa Park, që me apo pa bekimin e institucioneve, me apo pa të drejtë i tarifon 2 euro, po aq sa është taksa e rrugës Thumanë-Kashar. Ky është izolimi i dytë për banorët e Fuashë-Krujës!

Read more ...


“Po tentohet t’i bllokohen llogaritë PL”- Denoncimi i Ilir Metës: Duan të asgjësojnë pluralizmin politik! Presidenti i Partisë së Lirisë i kthehet Tedi Blushit: Më dukesh shumë i butë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi sot kryesinë politike. Në fjalën e tij mes të tjerave ai denoncoi se po tentohet t’i bllokohen llogaritë bankare kësaj force politike.Meta tha se këto sulme ndaj Partisë së Lirisë bëhen me qëllim asgjësimin e saj, por edhe të pluralizmit politik në vendin tonë.Teksa foli me tone të ashpra, duke përplasur edhe dorën disa herë mbi tavolinë, Meta i është drejtuar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë së tij, Tedi Blushit, duke i thënë se “nuk më dukesh i qartë”, më dukesh i butë”.

Read more ...


Vrau Egli Progën, e kaluara e errët e Denis Meçes!

Denis Meçe i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës në qytetin e Pogradecit, nuk ka qënë i panjohur për blutë e qytetit liqenor. Burime zyrtare nga policia e bëjnë të ditur se 29-vjeçari Meçe ka pasur precedente të mëhërshme penale, kryesisht në veprat penale që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, ndër to dhe plagosje të shtetasve të tjerë apo edhe kundërshtim të forcave të policisë.Edhe për vetë banorët e Pogradecit, ky shtetas është njohur si person tepër problematik, i cili merrej me veprimtari të dyshimta dhe kishte shpesh hërë sjellje agresive në qytet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG