Lidhje


Kodi i ri/ Katër vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme!

Kodi i ri penal sjell shtimin e veprave penale që lidhen me sigurinë ushqimore, dhe konkretisht me prodhimin e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, ofrimin e ushqimit të pasigurtë, mashtrimin me produktet ushqimore dhe paraqitjen e rremë të produktit ushqimor.

 

Referuar nenit 458 të draftligjit, “Prodhimi, përpunimi, ruajtja, tregtimi, importimi, eksportimi i ushqimeve, pijeve dhe lëndëve të tjera ushqimore, përdorimi i kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë në kundërshtim me standardet ligjore të lejuara, ose përdorimi i tyre te kafshët dhe bimët që përdoren si ushqim, në kundërshtim me kërkesat ligjore, duke i bërë ushqimet të pasigurta për konsum, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në 4 vjet.

 

Vepra penale Ofrimi i ushqimit të pasigurtë kriminalizon therjen e kafshëve për shitje ose përdorimin e produkteve shtazore për konsum njerëzor, duke e ditur që atyre iu janë përdorur trajtime terapeutike me substanca të dëmshme. Dënimi në këtë rast shkon deri në 4 vjet burg. Është kriminalizuar gjithashtu hedhja për konsum publik e mishit ose produkteve të kafshëve të destinuara për ushqim, pa respektuar periudhat e pritjes, të parashikuara në ligj.

 

Sipas nenit 460 mbi mashtrimin me produktet ushqimore “Importimi, prodhimi, ruajtja, falsifikimi, publiciteti, tregtimi apo vendosja në qarkullim me ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, materialeve ose lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë, në të cilët janë shënuar të dhëna të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi, dënohet me burgim deri në tre vjet”.

 

Vepra penale Paraqitja e rremë e produktit ushqimor bën të ndëshkueshëm penalisht me burg deri në 6 muaj ofrimin në treg të produkteve ushqimore duke mos plotësuar ose ndryshuar kërkesat e përcaktuara në ligj për skadencën ose përbërjen, fshehjen ose marrjen e produkteve ushqimore që synohen të bëhen të papërdorshme ose të dezinfektohen, me qëllim tregtimin e tyre.

 

Gjithashtu vepra penale Prishja e shenjave të organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore ndëshkon heqjen ose ndryshimin e shenjave bllokuese apo ushtrimin e aktivitetit pas bllokimit në kundërshtim me masat e përkohshme ose përfundimtare, të vendosura nga organet inspektuese të autoritetit kombëtar të ushqimit, me qëllim prodhimin ose tregtimin e ushqimeve të pasigurta. Dënimi për këtë vepër është deri në 3 vite burg.


Qëlloi me shpullë një fëmijë, e pëson edukatorja në Tiranë!

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një edukatore në një nga kopshtet e kryeqytetit.

 

Dyshohet se 28-vjeçarja ka qëlluar me shuplakë një fëmijë.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. D., 28 vjeçe, edukatore, pasi në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë”, njoftoi sot policia.


"Tërmet Peçi drejt Ministrisë së Financave"?/Kur gabimet gjuhësore shpien në Ministri Financash"

Financat shqiptare janë tashmë të sigurta, fjalët jo dhe aq.Me riformatimin e kabinetit qeveritar të paralajmëruar nga Rama më 11 shtator duket se askush sdo ndihet i habitur kur Tërmet Peçi të bëhet Ministër i Financave. Shqipëria, më në fund, i ka dhënë vetes atë që meriton: një administrator të fondeve publike që nuk arrin të administrojë as fjalët në një fjali.

 

Termet Peçi nuk është një përjashtim në sistemin politik të Shqipërisë moderne ai është prova e gjallë se ai sistem punon saktësisht siç është ndërtuar: jo për të vlerësuar dijen, por për të shpërblyer bindjen. Dhe Tërmeti me përulësinë e një kadeti të zellshëm të propagandës, ka treguar se është mjeshtër në këtë fushë.

Read more ...


IGJEUM njoftim për motin e keq: Ja cilat qarqe do të përballen me reshje intensive shiu, temperaturat shënojnë rënie

Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e motit të keq që ka mbërthyer të gjithë vendin.  Në njoftim thuhet se sot dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarkun e Shkdorës, Dibrës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. 

 

Bëhet me dije më tej se në qarkun e Kukësit dhe Fierit priten reshje të mesme, ndërsa në të gjitha qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Ndërkohë temperaturat do të shënojnë rënie. 

Read more ...


‘Jam Erion Veliaj, më duhen 70 mijë euro’! Tentuan të zhvasin ndërtuesin, dënohen për mashtrim

“Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro. Rregullohemi bashkë diku tjetër”. Një mesazh me këtë tekst i ka mbërritur në rrjetin “Telegram” nga një numër i panjohur një biznesmeni ndërtimi në kryeqytet, më 26 shtator të vitit 2023.

 

Pas tij nuk ishte kryebashkiaku i Tiranës, por një 28-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte duke vënë në jetë një skemë mashtrimi.

Read more ...

XS
SM
MD
LG