Lidhje


54-vjeçari izraelit pë*dhunon një 26-vjeçare në një hotel në Theth

Një shtetas izraelit është proceduar penalisht nga autoritetet shqiptare pas një kallëzimi për abuzim seksual që dyshohet të ketë ndodhur në një hotel në Theth, më datë 9 tetor 2025. Sipas informacionit zyrtar, vajza 26-vjeçare me inicialet E. Z., banuese në Izrael, ka deklaruar në polici se është abuzuar seksualisht nga një shtetas tjetër izraelit.

 

Personi i kallëzuar është L. C., 54 vjeç, gjithashtu banues në Izrael, i cili po procedohet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një qëndrimi të përbashkët në një hotel në fshatin turistik të Thethit.

Read more ...


Kuvendi rrëzon rezolutën mbi gjenocidin serb në Kosovë

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi të enjten kërkesën e Partisë Demokratike për miratimin e një rezolute që dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Kërkesa e demokratëve nuk mori mbështetjen e shumicës, ndërsa detajet e votimit nuk u publikuan.

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se Shqipëria duhet të kishte miratuar menjëherë rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duke akuzuar Partinë Socialiste se “po shkel mbi gjakun e viktimave të gjenocidit”.

Read more ...


Premtoi apartamente, ndërtoi karburant/ Vetting zbulon mashtrimin në Vlorë, ndërtuesi shiti tokën e familjes Musaj tek “OLSI” sh.p.k. Zhdukën dokumentet e pronësisë nga dosja

Nën hetim për mashtrim, por nuk u pagoi qiranë


Fatkeqësisht, vendimi i Gjykatës së Lartë do të dilte shumë vonë pasi ishte prishur shtëpia e familjes Musaj. Për “Vetting”, Mjaftime Musaj tregon se iu drejtuan prokurorisë dhe në vendin ku kishin banesën filloi të ndërtohej një karburant. Por prokurori i çështjes do të zgjaste për shumë vite hetimet dhe para se të lidhte marrëveshjen me Musain, ata kishin zbuluar se Robert Ilia e kishte shitur pjesën e tokës ku ata kishin shtëpitë.

 

Prokuroria kishte kapur shumë shkelje të ndryshme, por çështjet vazhduan nga gjykata në shkallë të parë, në shkallë të dytë në shkallë të lartë, u kthye përsëri në shkallë të parë dhe Ilia u dënua me 5 vite burg në dëm të banorëve për mashtrim dhe çështja është në shkallën e apelit.

Read more ...


“Për dosjen McGonigal po presim ndihmë juridike nga të huajt”/ Dumani: Hetimet për Eco Park drejt përfundimi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth interesit se në çfarë faze janë hetimet për shumë dosje që po hetohen nga SPAK.

 

I pyetur nga deputeti i opozitës Ivi Kaso se ku ndodheshin me dosjen e ish-drejtorit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij të dyshuara me Shqipërinë, deri tek Edi Rama, ai u përgjigj: “E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma ejuridike nga autoritetet gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim”.

Read more ...


EMRAT/ Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Policisë Rrugore, Roven Zeka. Përveç Zekës, të pandehur janë marrë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.

 

Nën akuzë janë gjithashtu Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për korrupsion. Çështja do të shqyrtohet në seancën paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Read more ...

XS
SM
MD
LG