Lidhje


Burri vrau gruan në Greqi, 4 fëmijët merren në kujdestari nga tezja e tyre

Pas ngjarjes së rëndë ku një grua 36-vjeçare humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, autoritetet greke po finalizojnë procedurat për kujdestarinë e katër fëmijëve të saj. Familjarët e viktimës kanë konfirmuar se është vendosur që të afërmit më të ngushtë konkretisht motra e saj të kujdeset për fëmijët.

 

Tezja e tyre, e cila aktualisht banon dhe është e punësuar në ishullin e Skiathosit, ka pranuar të marrë përgjegjësinë për rritjen e fëmijëve, përfshirë vajzën 18-vjeçare dhe tre të miturit e tjerë. Ata pritet të zhvendosen së shpejti pranë saj.

 

Avokati i familjes ka bërë të ditur se gjykata e Volosit është në fazën përfundimtare të shqyrtimit të çështjes dhe pritet që Prokuroria të lëshojë vendimin përfundimtar ditën e nesërme. Raporti i hartuar nga Shërbimet Sociale është pozitiv dhe vlerëson se tezja ofron një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për jetesën dhe mirëqenien e fëmijëve.

 

Të katërt fëmijët kanë shprehur qartazi dëshirën për të qëndruar me të afërmen e tyre, ndërkohë që ndodhen ende nën ndikimin e thellë emocional të traumës së shkaktuar nga humbja tragjike e nënës dhe akti kriminal i babait të tyre.


Nga shtatori bëni gati 10€ për të kaluar në tunelin e Llogarasë

Nga muaji shtator, drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në tunelin e Llogarasë do të duhet të paguajnë një tarifë prej 10 eurosh për vajtje-ardhje në segmentin Dukat–Palasë.

 

Deri më tani, kalimi ka qenë falas, pasi qeveria kishte vendosur që rruga të përdorej pa pagesë gjatë gjithë sezonit turistik veror. Sipas parashikimeve, deri më 15 shtator qarkullimi do të vijojë pa tarifë, ndërsa më pas do të nisë zbatimi i pagesës.

Read more ...


Shtohen kullat e stadiumit të Vlorës, Korporata ndryshon projektin e belgëve, nga 4 e bën me 10

Stadiumi i Vlorës do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një përbindësh me 40 kate. Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar thuajse tërësisht projektin e studios belge XDGA, që u shpall fituese në konkursin ndërkombëtare duke shtuar 6 kulla, nga 4 që kishte projekti fillestar.

 

Projekti i ri me 10 kulla i stadiumit te Vlores

 

Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate, që do të quhet “Kulla Flamurtari”.

Read more ...


Ortaku i Gjergj Lucës arrestohet për trafik kokaine

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia njoftoi arrestimin e Dorian Beut, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e tregtimit të lëndëve narkotike.

 

Doriani u arrestua në afërsi të malit të Tomorit, gjatë kohës që kishte shkuar aty për peligrinazh. Ndaj tij rëndojnë akuza që lidhen me “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprimeve kriminale nga grupi i strukturuar kriminal.”

 

Ai ishte shpallur në kërkim që nga viti 2023, pasi hetimet e SPAK në bashkëpunim me autoritetet Italiane, zbuluan se ka trafikuar me qindra kg lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, mes tyre heroinë, kokainë, marijuanë dhe hashash.

Megjithatë Dorian Beu nuk është thjeshtë një trafikan i rëndomtë i lëndëve narkotike. Ai rezulton që të jetë dhe biznesmen peshkimi, madje me figura të njohura që operojnë në këtë fushë në Shqipër.

 

Trafikanti Dorian Beu është bashkëortak dhe koleg peshkimi me Gjergj Lucën, pasi të dy zotërojnë nga 10% të aksioneve të shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Pershkimt Durrës-OMPD ShPK”, e cila është e regjistruar në QKR që në qershor të vitit 2020.

 

Kjo kompani menaxhon portin e peshkimit në Durrës, nga ku ka të drejtë që të bëjë transport kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash. Vlen të thuhet se Porti i Durrësit prej vitesh është përmendur si një prej pikave kyçe që përdoret nga trafikantët për kalimin e kokainës drejt vendeve të perëndimit.

Nuk është e qartë nëse ortaku i Gjergj Lucës e ka përdorur menaxhimin e OMPD-së për aktivitetin e tij kriminal dhe të jashtëligjshëm, por kjo mbetet për t’u zbuluar nga hetuesit.


Aksident tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, vdesin 2 motrat, njëra studionte Mjekësi! Një 24-vjeçare në gjendje të rëndë

Dy mjete u përplasën në aksin Sarandë-Delvinë duke i marrë jetën dy motrave, 22 dhe 20 vjeçe. E plagosur mbeti pasagjerja 24-vjeçare, e cila është dërguar në spitalin e Traumës. 5 aksidente në 24 orë në vend, 3 viktima dhe 4 të plagosur.

 

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Sarandë - Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbi jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur. Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.

Read more ...

XS
SM
MD
LG