Lidhje


Dhoma Amerikane: Turizmi po dëmtohet nga mungesa e ujit të pijshëm, ujërat e zeza, fuqia punëtore

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri në një deklaratë për shtyp ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend.

 

Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese. Dhoma tha në një deklaratë për shtyp se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit. Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.

Read more ...


Shteti bektashi, ideja e rrezikshme për vendin tonë, qëndrimi i fqinjëve dhe qëndrimi i Turqisë

Nga Fitim Zekthi

 

Çështja e krijimit të një shteti bektashi, e një shteti sovran që do t’i përkasë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane brenda territorit të Shqipërisë do të vijojë të endet si hije mbi politikën dhe vendin tonë. Vitin e kaluar këtë ide e paraqiti si propozim të tijin dhe të qeverisë shqiptare kryeministri Edi Rama. Ky propozim u pranua me entuziazëm nga Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror. Megjithë kundërshtitë e mëdha, kritikat e mëdha ideja e shtetit bektashi është aty, pret kohë e vet. Nuk dihet në do të vijë ajo kohë por forca të caktuara të cilat ose nuk kanë asnjë ide, asnjë njohje mbi çështje të tilla ose e bëjnë me qëllim dhe janë në anën e atyre që nuk duan këtë vend janë pas propozimi.

Read more ...


TEC-i lundrues në Vlorë, edhe 1.74 milionë euro për sigurimin e asetit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të sigurojë asetet e TEC-it lundrues në Vlorë për një vit me një fond limit prej 174 milionë lekë apo 1.74 milionë euro. KESH publikoi në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike procedurën me objekt “Përfitimi i shërbimit të sigurimit të Asetit – Tec Lundrues, Vlorë”.

 

Në termat e referencës së procedurës sqarohen njësitë e sigurimit ku së pari sigurimi i anijes dhe makinerive. Po kështu sigurimi për mbrojtjen dhe dëmshpërblimi dhe sigurimi I përgjegjësisë së Përgjithshme për palën e tretë. Në fund edhe çdo sigurim tjetër që lidhet me këto njësi.

Read more ...


Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Situata në Serbi po përkeqësohet, raporton agjencia gjermane e lajmeve KNA. "Ajo që filloi si një protestë kundër korrupsionit po bëhet gjithnjë e më shumë një sprovë për qeverinë. Në Serbi, studentët po i drejtohen gjithnjë e më shumë mosbindjes civile, ndërsa policia po përgjigjet me një valë arrestimesh.”

 

"Me protesta ulur, kontejnerë mbeturinash dhe barrikada të tjera në rrugë, demonstruesit po paralizojnë përkohësisht trafikun në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera”, raporton agjencia.

Read more ...


Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

 

Ky renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG