Në “l.uftë” të ftohtë/ Shqipëri - Kosovë, akulli që nuk po shkrin

Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të të njëjtit komb, nuk i kanë shfrytëzuar potencialet e burimeve natyrore dhe popullsinë e re në moshë për të rritur përfitimet ekonomike. Në vend që të rritet, popullata shqiptare në rajon është reduktuar dhe është plakur teksa në aspektin ekonomik, konvergjenca me Rajonin ka mbetur e pandryshuar gjatë 10 viteve të fundit. Qeveritë e dy vendeve, me politikat e tyre, nxitën emigrim masiv të popullatës, duke dështuar të krijojnë mundësi sidomos për të rinjtë.
Ekonomitë e dy shteteve bazohen në një model që nuk gjeneron punësim me vlerë të lartë dhe nuk kanë mundur të integrohen në zinxhirët e industrisë si Serbia dhe Maqedonia e Veriut.