Lidhje


"Katastrofë"/Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik në këmbim / Ekspertët: Oferta monetare në treg e lartë, turizmi ndikues kryesor

Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin  e vitit.

 

Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi.Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të bëjmë llogaritë ose të presim që euro të rikthehet në ato nivele që ka  qenë para 3 ose 4 vitesh.”

Read more ...


Kosovën nuk e rrezikon ‘antiamerikanizmi’ i Kurtit, por proamerikanizmi i hajdutëve të saj!

Nga: Kim Mehmeti

 

Është e dukshme se kundërshtarët e Albinit i ka gëzuar lajmi se Amerika e ka pezulluar përkohësisht dailogun strategjik me Kosovën, e çka tregon se urrejtja e tyre ndaj Kryeministrit në detyrë është më e madhe se dashuria ndaj vendit ku veprojnë. Në të vërtet drejtuesit partiak që iu gëzuan këtij lajmi as që e kuptojnë se problemi i Kosovës nuk është si ajo do bisedojë me të tjerët, por pse ajo e ndërpreu dialogun me vetveten dhe për të mirën e vetvetes.

Read more ...


Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në rajon,e parafundit në Europën

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.
 

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.]

Read more ...


Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të rinjtë dhe mungesat në tregun e punës po thellohen. Vodafone Italia shkurtoi 450 punonjës shqiptarë që ofronin shërbimet call center për klientin këtë vit duke i zëvendësuar me chatbot të Inteligjencës Artificiale. Kompanitë e konsulencës, auditit, financës, marketingut etj. nuk po rekrutojnë punonjës të rinj. Teksa papunësia te të diplomuarit u rrit në vitin 2025, CEO-t kanë pohuar se IA po rrit produktivitetin. Cilat profesione rrezikohen në Shqipëri, si do të riformësohet tregu i punës. Të dhënat globale të 2025-s për ndikimin e IA japin shpresë

Read more ...


Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e borxhit çuan në deficitin mujor më të madh në historinë e SHBA-së.

 

Deficiti federal i SHBA-së u rrit në 291 miliardë dollarë (rreth 248 miliardë euro) në korrik, duke shënuar një rritje prej 19% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe një nga rritjet më të mëdha në vitet e fundit, sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG