Opsionet e presidentit Trump me Turqinë

Nga Azem Kovaçi
Është fakt i pamohueshem që rritja ekonomike, ushtarake dhe prestigji politik i Turqisë në arenën ndërkombëtare në këto 20 vjet të mos ketë shkaktuar kokëçarje nëper koridoret e diplomacisë perendimore veçanërisht. Ekonomikisht Turqia ka patur një rritje të shëndetshme të brendshme ku në dy dekadat e fundit është rritur mbi 900 miliard USD.Tani rradhitet në top 15 ekonomite më të medha në botë dhe gjasat janë që deri në 2030 të jetë në dhjetëshen (top 10 ekonomi). Ka shlyer borxhet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombetar. Ka patur një zhvillim infrastrukturor marremendës dhe vazhdon më tej me plane ambicioze.