Drita e “kështjellave të ateizmit” si letër lakmusi për errësirën e zemrave të “orientit” (Rasti i mjekut islamofob në Gjermani dhe jo vetëm)

Nga Alban Gorishti
Diku në një artikull propagandistik islamofob, shkruhej me shkronja të mëdha “Ateizëm në rritje në vendet e lindjes së mesme”. Si shembuj të këtij ateizmi me sfond oriental, autori i shkrimit, paraqiste në një video ilustruese ku një ish besimtar shfaqte një kopje të Kuranit të grisur në copa, një tjetër shfaqte një grua arabe me bikini duke gatuar dhe duke ngrënë proshutë derri dhe teksa diku tjetër shfaqej “simboli perëndimor të lirisë së shprehjes”, më saktë talljes dhe ofendimit të një bashkësie globale, duke mbajtur karikaturat blasfeme që portretizojnë Muhamedin a.s.