“Kathimerini” zbulon prapaskenat: Negociata të fshehta mes Tiranës dhe Athinës

“Dritare konsultimi me Tiranën”. Me këtë titull, e përditshmja e njohur greke “Kathimerini” ka zbuluar se mes qeverive në Tiranë dhe Athinë ka nisur një erë e re. Çështja “Beleri” duket se është harruar dhe në paraskenë janë duke u zhvilluar negociata për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme që mbajnë peng marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gazeta greke zbulon se qeveria shqiptare ka bërë lëshimin e parë duke pranuar një kërkesë të minoritetit grek që të mund të vetëdeklarohet si i tillë pa pasur nevojë për dokumente shtesë. Madje çdo person që ndihet grek mund ta bëjë këtë në çdo pjesë të vendit dhe jo vetëm në zonat minoritare.