Nga Dr. Justinian Topulli
Çdo njeri në këtë botë ka një dozë të caktuar egoizmi, pa të cilin nuk mund të jetojë dot. Ndërkohë epoka moderne duke larguar Zotin nga qendra e vëmendjes së njerëzve e zhvendosi atë tek vetë njeriu. Por kur flasim për subjektin njeri nuk është e njëjta gjë si kur flasim për subjektin Zot, kjo sepse Zoti duke qenë një dhe i vetëm, Ai është një qenie konkrete të Cilit i referohemi objektivisht dhe jo në mënyrë abstrakte, sepse njerëzit të tillë e besojnë, ndaj Ai si i tillë është unifikues dhe përbashkues i vëmendjes së njerëzve. Por jo vetëm i vëmendjes, por edhe i bindjeve dhe i besimeve, i koncepteve dhe i doktrinave, i praktikave dhe i sjelljeve, i adhurimeve dhe i ritualeve, i kulturës dhe i mendimit. Të gjitha të shpien drejt Tij. E tillë ishte jeta dhe botëvështrimi në shoqëritë tradicionale apo fetare paramoderne.
Read more ...
Tuesday, 25 February 2025 17:10
40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka emigruar jashtë vendit për shkak të mungesës së perspektivës së punësimit të mirë dhe kërkimit për punë më të paguara. Në raportin e vitit 2024 të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), thuhet se rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka emigruar jashtë vendit, duke kontribuar edhe më tepër në fenomenin e "ikjes së trurit".
Raporti identifikon disa faktorë që ndikojnë në këtë fenomen, siç janë normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsioni, klientelizmi i konsiderueshëm dhe mungesa e mundësive të punësimit në vend. Këto kushte po i shtyjnë qytetarët shqiptarë, veçanërisht të rinjtë, të kërkojnë mundësi më të mira jetese dhe punësimi jashtë Shqipërisë.
Read more ...