Çështja e Kosovës në betejën për pushtet në Serbi
Rreth 60 serbë nga Kosova marshuan drejt Novi Sadit për të mbështetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë fundjavës, Kosova u bë një nga temat e përplasjes mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të pushtetit në Serbi.
Në kampin e tendave në Parkun e Pionierëve në Beograd - ku mblidhen mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet - dëgjoheshin këngë për Kosovën nga altoparlantët.