Lidhje


“Armëpushimi” solli atë që donte I.zraeli, e bëri Gazën të padukshme në sytë e botës

Vdekjet masive në Gaza vazhdojnë me të njëjtin intensitet, megjithatë vëmendja globale është zbehur ndjeshëm, pasi opinioni publik botëror është bindur gabimisht se armëpushimi shënoi fundin e tragjedisë dhe të gjenocidit...

 

Nga Eman Abu Zayed “Al Jazeera”

 

Kur në tetor 2025 nisën të qarkullonin zërat për një armëpushim, na u duk si një ëndërr e largët. Ne u kapëm pas çdo fije shprese, edhe pse thellë-thellë brenda vetes kishim frikë ta besonim.

Read more ...


Nga normalizimi tek dyshimi: Pse shtetet arabe po rishikojnë aleancat me I.zraelin?

Pas ngjarjeve të 7 tetorit, demaskimi i strategjive izraelite në Detin e Kuq dhe Bririn e Afrikës, po i detyron vendet arabe të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Tel Avivin dhe të rikalibrojnë ekuilibrat e fuqisë në rajon...

 

Nga Sania Faisal El-Husseini “Middle East Monitor”

 

Rezultati më i rëndësishëm i ngjarjeve të 7 tetorit 2023, është demaskimi i strategjive izraelite dhe shembja e një fasade dekadente që u mbajt në këmbë për dekada në Lindjen e Mesme.

Read more ...


Kurthi i paqes: Pse normalizimi i marrëdhënieve me I.zraelin është një mjet për kolonizimet e tij të mëtejshme

E shitur vazhdimisht si një rrugë drejt stabilitetit, historia dëshmon se marrëveshjet arabe të normalizimit, kanë prodhuar vetëm ekspansionizëm të dhunshëm, destabilizim rajonal dhe pandëshkueshmëri për shtetin izraelit...

 

Nga Xhozef Masad “Middle East Eye”

 

Një nga shtyllat e palëkundura të politikës së SHBA-së në Lindjen e Mesme, është ”normalizimi” i marrëdhënieve arabe me Izraelin. Synimi i qartë është izolimi i palestinezëve, duke i privuar ata nga çdo mbështetje logjistike, politike apo morale nga fqinjët e tyre.

Read more ...


Aleanca e errët: Pse S.ionizmi dhe F.ashizmi janë dy anë të së njëjtës medalje

Pavarësisht admirimit të ndërsjellë që ekziston midis sionistëve dhe fashistëve, ata zakonisht shihen si lëvizje të ndara politike. Megjithatë, kur i vështrojmë përmes lentes së racizmit, kolonializmit dhe imperializmit perëndimor, lidhjet midis tyre bëhen krejtësisht të qarta.

 

Nga Alana Lentini “Mondoweiss”

 

Pavarësisht admirimit të ndërsjellë të sionistëve dhe fashistëve, si historikisht ashtu edhe sot, përgjithësisht konsiderohet e padobishme që sionizmi të karakterizohet si fashizëm. Megjithatë, vështrimi i fashizmit nga perspektiva e “traditës radikale” ndihmon që ky i fundit të shërbejë si një koncept i vlefshëm për të kuptuar sionizmin. Kjo traditë vë theksin te racizmi, kolonializmi dhe imperializmi, të gjitha të rrënjosura në idetë supremaciste të qytetërimit perëndimor.

Read more ...


Dy fitore, dy shoqëri: Kurti dhe vota e lirë, Rama dhe vota e vjedhur

Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë nuk ishte thjesht një rezultat elektoral, ajo ishte një akt kolektiv qetësie, një marrëveshje e heshtur mes qytetarëve dhe shtetit se vota ende mund të ketë kuptim. Pa zhurmë, pa kërcënime, pa patronazhistë që numërojnë frymëmarrjet e votuesve, pa ndjesinë se demokracia është një teatër ku rolet janë ndarë paraprakisht. Ishte një fitore mbarëpopullore, jo sepse të gjithë mendonin njësoj, por sepse shumica pranoi rregullat e lojës dhe besoi se vota e saj nuk do të përdhosej.

Read more ...

XS
SM
MD
LG