Lidhje


'I hoqëm dorashkat': ish-shefi i IDF konfirmon se v.iktimat në Gaza janë mbi 200,000

Një ish-komandant i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka konfirmuar se më shumë se 200,000 palestinezë janë vrarë ose plagosur në luftën në Gaza dhe se "asnjëherë" gjatë konfliktit operacionet ushtarake nuk u penguan nga këshilla ligjore.

 

Halevi dha dorëheqjen si shef i shtabit në mars pasi udhëhoqi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) për 17 muajt e parë të luftës, e cila tani po i afrohet përvjetorit të saj të dytë.

Read more ...


Kjo është e majta

Autor Fatmir Baci

 

Institucionalisht, komunizmi i Lindjes ka rënë, po, edhe pse inercia e tij do të vazhdojë të mbijetojë për disa dekada, kjo për shkak se mendësia e formuar gjatë sundimit të tij vazhdon të ushtrojë praktikën e asaj që di, të asaj që ka përvetësuar si normalitet i paqenë. Rënia e strukturës nuk nënkupton menjëherë zhdukjen e refleksit, sepse ideologjitë nuk jetojnë vetëm në dokumente, por në zakone, në mënyra të të menduarit, në ritme të përditshme që me aq sa munden i rezistojnë ndryshimit.

 


Mirepo, ajo që duhet të na shqetësojë nuk është thjesht hija e së kaluarës, por instalimi institucional i një forme të re materializmi në Perëndim, i cili po shfaqet tejet agresiv në frontin e deformimit të njeriut, një deformim që në Lindje nuk arriti të implementohej si platformë e qëndrueshme, as ne rrafshin teorik dhe as në atë praktik. Në Lindje, komunizmi u përplas me kufijtë e natyrës njerëzore dhe me dështimin e projektit utopik në raport me antropollogjinë; në Perëndim, ai po rikrijohet në formë të rafinuar, si një sistem që nuk kërkon më uniformitet ideologjik, por uniformitet dëshire pavarsisht ekstremizmit të tyre.

Read more ...


Sekreti i librit të ditëlindjes së Epstein, shënime të dyshuara të Trump dhe Clinton

Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar një kopje të një “libri ditëlindjeje” që iu dha financierit të ndjerë dhe të dënuar për pedofili Jeffrey Epstein në vitin 2003, i cili përmban një shënim që dyshohet se është nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

 

Libri u publikua së bashku me një sërë dokumentesh që përfshijnë testamentin e Epstein-it dhe librin e tij personal të kontakteve me kontakte që përfshijnë anëtarë të familjeve mbretërore, të famshëm, modele dhe politikanë nga e gjithë bota.

Read more ...


Çudira shqiptare / Bashkia e Peqinit rrethon udhën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, Auron Tare jep alarmin

Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset Rrugës historike Egnatia nga Bashkia e Peqnit, e cila çuditërisht krenohet me faktin që po rrethon dhe “kërcënon” me asfalt segmentin që u përdor nga perandorët e sulltanët ndër shekuj në nismat e tyre që shkruan historinë. 

 

Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, çmendurisht beson se asfaltimi i 2 anëve të rrugës historike është restaurim dhe në të mirë të ekzistencës së mëtejshme të “Via Egnatia”.

Read more ...


Media gjermane: Si Shqipëria po i jep Ivanka Trump një ishull për “ultra-të pasurit”

“Natyra e paprekur dhe reliket e së kaluarës së Shqipërisë kanë dominuar ishullin e vogël të Sazanit pranë brigjeve të Shqipërisë. Familja Trump dëshiron ta ndryshojë këtë dhe të krijojë një destinacion për “ultra-të pasurit”. Kështu nis një shkrim i gjatë i gazetës gjermane “Reise Reporter” për çështjen e ishullit të Sazanit. Në shkrimin që lapsi.al sjell më poshtë të plotë theksohet se si qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama ia ka lehtësuar procedurat çiftit Kushner – Trump.

 

“Kritikët thonë se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shkuar shumë larg për të akomoduar familjen Trump në një përpjekje për të fituar favorin e presidentit të SHBA-së. Qeveria në Tiranë e mbron projektin, duke argumentuar se ai do të krijojë vende pune dhe do të rrisë profilin e Shqipërisë si një destinacion kryesor turistik” – thuhet në shkrim.

Read more ...

XS
SM
MD
LG