Lidhje


Pushtimi që s’erdhi nga osmanët, por po vjen nga perëndimi

Alban Gorishti

 

Narrativa e zakonshme se “osmanët na shtypën, na privuan dhe na shndërruan” bie ndesh me realitetin historik dhe me logjikën sociologjike të Ibn Haldunit, i cili thotë se popujt e pushtuar imitojnë gjithmonë pushtuesit kur ndihen inferiorë ndaj tyre. Por shqiptarët, ndryshe nga kjo teori, nuk imituan osmanët ata ruajtën gjuhën, zakonet, strukturat fisnore, madje edhe kodet juridike si Kanunin, veshjet, këngët, mikpritjen dhe konceptin e nderit. Autorët shqiptarë para Kongresit të Manastirit nuk shkruanin në një shqipe të standardizuar, sepse standardi u vendos vetëm në 1908. Por ata shkruanin lirshëm në dialektet e shqipes si gegërisht, toskërisht ose arbërisht dhe përdorën shumë alfabete.

Read more ...


Ben Blushi, duke argumentuar ekonomikisht autonominë e Korçës.

Më poshtë keni një video të vjetër të Ben Blushit ku argumenton krijimin e një zonë të lirë ekonomike, e cila praktikisht do të jetë eskluzive për Greqinë, ku mallrat, shërbimet dhe prodhimet greke do të jenë të pa taksuara. Gjuha e folur në këtë zonë do jetë greqishtja. Blushi thotë se në këtë zonë do të flitet gjuha që njihet reciprocikisht por duhet të jesh naiv të pretendosh reciprocitet me Greqinë, sepse grekët kurrë nuk do të flasin shqip edhe nëse dinë.


Blushi përpiqet ta justifikojë këtë favor të rëndësishëm që i bëhet Greqisë me shfrytëzimin e varfërisë së shqiptarëve, duke thënë se do të hapen vende pune, ku kuptohet që shqiptarët do jenë “yzmeqarë” të grekëve në vendin e tyre.

Read more ...


Aktori Dardan Gashi shpërthen: ‘Askush s’e prek familjen time, boll ma me islamofobi!’

Aktori Dardan Gashi ka reaguar fuqishëm pasi bashkëshortja e tij, e mbuluar dhe e shoqëruar nga dy fëmijët, u ofendua rëndë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Sipas Gashit, gjithçka nisi kur djali i tyre 9-vjeçar, i gëzuar pas programit të 28 Nëntorit, preku pa qëllim këmbën e një të riu. Kaq mjaftoi që personi të shpërthente në ofendime të rënda me bazë fetare, duke përdorur fjalor banal dhe blasfemik.

 

I tronditur nga telefonata e djalit, Gashi thotë se falënderon Zotin që s’u gjend aty, sepse ndryshe “lajmet do të raportonin për një Dardan tjetër”. Ai denoncon hapur atë që e quan produkt të narrativave islamofobe dhe paralajmëron se çdo durim ka kufi. Gashi përmbyll duke bërë betimin e tij personal: nderi dhe familja mbrohen me çdo çmim.

Read more ...


Çfarë dëshiron të na thotë Zoti nëpërmjet largimeve "të papritura"?/Vdekja e Shpat Kasapit si një pasqyrë për shpirtrat tanë

Nga Alban Gorishti

 

E mbaj mend qartë ditën kur, në qytetin tim të lindjes, e pashë për herë të parë Shpat Kasapin. Ishte një ditë vere, e nxehtë, dhe një ditë e xhuma; sapo po përgatiteshim për të hyrë në xhami për namazin e xhumasë, një figurë e njohur u afrua papritur, duke mbajtur mbi fytyrë një buzëqeshje të veçantë, që duket se sfidonte zakonet dhe kohën e vendit tonë. Ai u fal aty mes gjithë të tjerëve thjesht, pa bujë, pa kamera, vetëm një shpirt përballë Krijuesit të vet. Momenti ishte i veçantë, sepse feja e zhvesh njeriun nga çdo titull, famë apo privilegj, dhe lë vetëm një qenësor i thjeshtë, i përballur me të Vetmin e përjetshëm. Sot, lajmi i humbjes së tij tronditi zemrat, dhe pyetja lind natyrshëm, çfarë do të thotë Zoti me këtë?

Read more ...


Të mbyllësh sytë ndaj gj.enocidit dhe ndërgjegjes së kësaj epoke

Heshtja përballë vuajtjeve të banorëve të Gazës, është njësia matëse e vërtetë e ndërgjegjes së epokës sonë 

 

Nga Ahmet Yayman “Daily Sabah”

 

Çfarë është ndërgjegjja? Pse ky koncept, kjo pjesë themelore e njerëzimit tonë, është thjeshtuar kaq shumë në kohët moderne? Nëse kemi një ndërgjegje të përbashkët që na detyron të gjithëve të respektojmë jetën.

Read more ...

XS
SM
MD
LG