Cilat janë aktivitetet e FETO-s në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi Qendrore dhe Lindjen e Mesme?
Fakti që FETO është një organizatë që jo vetëm qëndron brenda kufijve të Turqisë, por ka edhe një strategji për t'u përhapur në të gjithë botën dhe ka arritur ta bëjë këtë në një masë të madhe, është me rëndësi të madhe për të kuptuar më mirë qëllimet dhe funksionet e vërteta të kësaj organizate. Dihet që kjo strukturë ka zgjeruar fushën e saj të veprimit dhe lëvizjes për të mbuluar të gjithë botën përmes individëve, vlerat kombëtare dhe shpirtërore të të cilëve janë gërryer tërësisht. Kështu, anëtarët e lëvizjes, të cilët ishin të larguar nga vlerat e tyre kombëtare dhe shpirtërore, së pari u larguan nga vetja dhe atdheu i tyre dhe më pas u shndërruan në individë që humbën egon e tyre në mënyrë që të përmbushnin të gjitha urdhrat e organizatës pa asnjë konsideratë për asnjë vlerë dhe në të njëjtën kohë pa u shqetësuar fare.