Lëvizja Bashkë pyet publikisht Lapajn: A je ndërmjetës në marrëveshjen për ndërtimin e një kompleksi turistik?
Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto ka ngritur sot një pyetje për drejtuesin e "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj. Zoto pyet Lapajn nëse ka pasur rolin e ndërmjetësit për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës.
Zoto ka publikuar në "Facebook" edhe një foto të marrëveshjes, ku shihet se një nga personat që ka firmosur është edhe Lapaj.