Lidhje


Çfarë fiton Shqipëria duke ndihmuar Kievin?/Rama: Po e bëjmë për veten tonë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për media me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky se Shqipëria ka dhënë mbështetje për Ukrainën pasi ndihet e kërcënuar për të ardhmen e vetë. Sipas Ramës agresioni rus është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, por për gjithçka që Shqipëria mendon se është e ardhmja e saj, pra Bashkimi Evropian. “Ne e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetjeje të cilat nuk janë hua. Nuk janë as pjesë e ndonjë biznesi, nuk u kemi kërkuar të paguajnë mbrapsht nga mundësitë tona modeste.

Read more ...


“Pjesë e Serbisë"/” Vendi im quhet Republika e Kosovës”: Kurti e Bërnabiq përplasen në Londër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq patën një përplasje në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga BERZH-i në Londër. Në samitin ku po marrin pjesë 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përplasja lindi natyrshëm kur Bërnabiq tha se Kosovën e shohin “si pjesë të Serbisë”. Kurti më pas ia kujtoi se ajo quhet Republika e Kosovës dhe se njihet anë e mbanë botës si shtet, raporton Gazeta Express. Teksa po fliste për investimet e huaja në Serbi, Bërnabiq tha se statistikat nuk e përfshinin Kosovën.

Read more ...


Vështirësia për të gjetur punë, Xhemollari: Kurrikulat duhet t’i përgjigjen tregut vendas

Një ndër problematikat e arsimit të lartë shqiptar është përshtatja e kurrikulave me tregun e punës. E si pasojë, pas përfundimit të studimeve, të rinjtë e kanë të vështirë që ta gjejnë veten në pozicionet e punës që ofrohen ne treg. “Ne nuk kemi një prioritarizim të ekonomisë e për pasojë nuk kemi një përshtatje të kurrikulave. Nëse do ti referohemi të dhënave të diplomimit të studentëve në Shqipëri rreth 1/3 e tyre shkojnë për shkenca të shëndetit dhe mirëqenies. Kush na i rregullon ne 3 mijë infermierë dhe mami  në vit që diplomohen ose mjekët. Në një mungesë të rregullimit të tregut vendas atëherë ajo që na përcakton rregullimin e tregut është agjenda e huaj që do të thotë mamitë shqiptare shkojnë dhe presin fëmijët gjerman” , u shpreh Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.

Read more ...


Lajm i mirë për promovimin e kulturës tonë/Shqipëri, muzetë më të vizituar përgjatë vitit 2023

Krahasuar me vitin 2022, numri i vizitave të muzeve në 2023 ka pasur një rritje prej 46% në tërësi. Në krye të muzeve më të frekuentuar sipas ministrisë së Turizmitz dhe Mjedisit është Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë me një numër vizitorësh prej 110 mijë përgjatë gjithë vitit të kaluar. Vendi i dytë ndiqet nga Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës, të cilin e kanë vizituar 99.796 mijë turistë. Pavarësisht renditjes së vitit 2023, muzeu i Tiranës ka pësuar një rritje prej 218% në raport me shifrat e vitit 2022. Muzeu Ikonografik Onufri i Beratit për vitin 2023 është parë nga 75,772 mijë vizitorë, duke u rënditur në vend të tretë për nga vizitueshmëria. Për më tepër kjo shifër ka një rritje prej 694% nga viti 2022.

Read more ...


Ashtu siç tha edhe hoxhë Shefqet Krasniqi "Jemi afër vdekjes"/ Përplaset nga makina bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza është aksidentuar nga një makinë sot në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë.  Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli. “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi konfirmoi për Telegrafin rastin, duke thënë se Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Read more ...

XS
SM
MD
LG