Lidhje


“Mos u grindni, djema!”, politikanët rusë tallen me sherrin Trump–Musk

Përplasja publike mes Donald Trump dhe Elon Musk u kthye në objekt humori dhe komentesh thumbuese në qarqet politike në Moskë. Politikanët rusë, të njohur për ironinë ndaj trazirave politike në SHBA, nuk humbën rastin për t’u tallur me situatën. Ish-presidenti Dmitry Medvedev, sot zyrtar i lartë i sigurisë, postoi: “Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë një marrëveshje paqeje midis D dhe E kundrejt një tarife të arsyeshme – dhe pranojmë aksionet e Starlink si pagesë. Mos u grindni, djema!” Senatori nacionalist Dmitry Rogozin, ish-drejtor i agjencisë hapësinore ruse, i shkroi Muskut në platformën X:

Read more ...


Mrekulli në Bulqizë/Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon.

 
 
Por kthesa ka ardhur 3 ditë pas humbjes së tij, kur të premten, disa fëmijë që po laheshin pranë shtratit të lumit në zonën e Zallit në Bulqizë, pranë urës së Çeranecit kanë konstatuar një makinë të aksidentuar.

Read more ...


Shefja islamofobe e ASHK Lezhë lëshon gojën: Për Bajram në punë, ju dhj****a festën!

Në ASHK Lezhë, punonjësit janë të detyruar të dalin në punë edhe sot, në festën zyrtare të Kurban Bajramit. Pavarësisht se kjo ditë është pushim ligjor, shefja e sektorit, Esmeralda Prenga, ka urdhëruar stafin që të dalë në punë, duke u bërë presion dhe kërcënuar me heqjen e ditës së punës.

 

Në orën 21:30 të mbrëmjes së kaluar, punonjésit kanë marrë mesazhin kërcënues nga shefja e cila i ka detyruar të anulojnë planet personale dhe familjare për të punuar.

Read more ...


Ferri në tokë! Shefja e Kryqit të Kuq jep alarmin për Gazën: Është kaluar çdo kufi

Gaza është kthyer më keq se ferri në Tokë. deklarata është bërë nga presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit tët Kuq, në një intervistë për BBC. Mirjana Spoljaric ka deklaruar se palestinezët janë zhveshur nga dinjiteti njerëzor dhe ligji humanitar ndërkombëtar është varrosur.

“Ajo që po ndodh në Gaza tejkalon çdo standard ligjor, moral dhe njerëzor”, ka thënë Spoljaric. Deklarata e saj vjen në një kohë kur qendrat e shpërndarjes së ndihmave në enklavën palestineze janë mbyllur, me Izraelin që ka paralajmëruar se, rrugët që të çojnë drejt tyre do të konsiderohen “zona lufte”.

Read more ...


Hasani flet greqisht në Athinë/ “Kathimerini”: Ka nënën nga Himara

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se çështjet e minoritetit grek në Shqipëri (mbrojtja e të cilit u tha se ishte “një përparësi e madhe për Greqinë”), të komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe çështjet e sigurisë, ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe ndërlidhjes u diskutuan sot në takimin e Ministrit të Jashtëm, Giorgos Gerapetritis me Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

 

Sipas gazetës Gerapetritis theksoi se jetojmë në një moment të dhimbshëm gjeopolitik global, në të cilin luftërat kanë tronditur arkitekturën e sigurisë, tha se Greqia bashkëpunon me Shqipërinë në kuadër të NATO-s dhe OKB-së dhe mbështet anëtarësimin e vendit fqinj në Bashkimin Evropian, si dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Read more ...

XS
SM
MD
LG