Ministri i.zraelit, Smotrich: Qytetet në Bregun Perëndimor të shndërrohen në g.ërmadha, si Jabalia në Gaza

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalal Smotrich kërkoi që disa qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar të shndërrohen në gërmadha, ashtu si rajoni Jabalia në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Smotrich i cili njihet me pikëpamjet e tij anti-palestineze ka bërë një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në median sociale në lidhje me sulmin e armatosur në qytezën Finduk në veri të Bregut Perëndimor, ku humbën jetën 3 izraelitë.