Lirohen të arrestuarit në veri të Kosovës që u kapën duke ngjitur pamflete për teroristët e Banjskës

Tronditëse/ Nëna bashkë me vajzën dyshohen se hodhën foshnjen në tualet pas abortit

Historike në Francë/ Ekstremi i djathtë triumfon në raundin e parë të zgjedhjeve

Nuk është gabim. Kjo është historike. Fronti Nacional nuk kishte fituar kurrë më parë raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë. 3 javë më parë ai kryesoi rezultatet në zgjedhjet evropiane. Tashmë, nëse konfirmohet, ky rezultat i nxjerrë nga exit poll-et, e vendos partinë e Le Pen në krye të balotazhit vendimtar të së dielës së ardhshme.
Sipas këtyre rezultateve Fronti Nacional ka marrë 34% të votave popullore, koalicioni i partive të majta vjen i dyti me 28.1% ndërsa centristët e Presidentit Macron zbritën të tretët me 20.3%. Në kampin e Marine Le Pen shpërtheu festa menjëherë pas daljes së rezultateve. Ajo iu drejtua mbështetësve të saj me fjalë të mëdha.
BE: Të mos spekulohet rreth heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.
“Do të bëhet në kohën që është e duhur për Përfaqësuesin e Lartë dhe shtetet anëtare dhe përmbajtjen do ta shohin dhe diskutojnë fillimisht shtetet anëtare dhe më pas të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo të ketë ndodhur ose kur kjo do të ndodhë, do t’i njoftojmë kolegët tanë në Kosovë se cili është rezultati. Pra nuk ka hapësirë dhe nuk shohim arsye për këto spekulime publike dhe njoftime nga aktorë të ndryshëm”, tha gjatë një konference shtypi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Drejtësia që liron vrasësit me "patentë" /Aksidentoi dy persona te Kryeministria, lirohet 22-vjeçari

Gjykata e Tiranës liroi Jorgaq Thëngjillin, i cili u hetua nga prokuroria e Tiranës për një aksident te Kryeministria, ku të plagosur mbetën dy persona.Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjashtë muaj pas aksidentit ku u dëmtuan dy qytetarët K. Doko dhe D. K , një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se të dëmtuarit ishin plagosur lehtë. Prokurori ndryshoi kualifikimin e veprës nga plagosje e rëndë në të lehtë dhe kjo vepër është në rrezen e amnistisë.