Lidhje


Befasi, sinoptikania Tanja Porja habit me parashikimin: Dëbora vjen shumë shpejt, rënie drastike të temperaturave

Sinoptikania e njohur Tanja Porja, ka treguar ndryshimin drastik që do të pësojë moti në vendin tonë pas datës 7 shtator. Porja deklaroi se termometri do të pësojë një rënie prej 10 gradë celcius, ku nuk përjashtohen reshjet e para të dëborës në zonat e alpeve të Europës por edhe të Ballkanit. Kjo situatë do të sjellë një rënie të madhe të temperaturave, ku moti i freskët pritet të zgjasë 5-10 ditë.
 

“Termometri do të ketë luhatje gjatë fundit të gushtit dhe fillim shtatori. Parashikohet dy tre ditë të nxehta dhe dy tre ditë të freskëta. Kështu do të jetë gjithë kjo situatë 10 ditëshin e parë të shtatorit. Vlen të theksojmë që pas datës 7 shtator do të kemi një thyerje të tablosë termike, pra një rënie diku 10 gradë Celcius.

Read more ...


Unioni Afrikan: Epidemia Mpox nuk është vetëm problem i Afrikës por i gjithë botës

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Unionit Afrikan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), Jean Kaseya tha se epidemia Mpox nuk është vetëm problem i Afrikës por edhe i gjithë botës, raporton Anadolu.Kaseya në një konferencë për media tregoi zhvillimet lidhur me epideminë Mpox.Sipas tij, nuk do të ishte e përshtatshme që Mpox të shihet si problem shëndetësor vetëm në Afrikë, duke shtuar se nga 26 gushti në 13 shtete anëtare të Unionit Afrikan janë raportuar 622 vdekje dhe 22.863 raste.

Read more ...


Rusia shënjestron infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Në sulmin ajror më intensiv të periudhës së fundit të kryer nga Rusia, u vendos në shënjestër infrastruktura energjetike e Ukrainës dhe në të gjithë vendin u shënuan ndërprerje të energjisë elektrike, transmeton Anadolu.Në një deklaratë me shkrim në kanalin Telegram të Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit thuhet se sirenat kanë rënë në të gjithë vendin për shkak të kërcënimit të lëshimit të raketës lundruese nga avioni luftarak i ushtrisë ruse i tipit Tu-95.Sipas burimeve lokale, në disa rajone të vendit janë dëgjuar shpërthime.

Read more ...


Dy vajza ‘fërkuan’ makinat e luksit dhe telefonuan shokët e tyre, njëri përfundoi në spital, tjetri në pranga

Vox News sjell pamjet e para nga rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, ku sot në orët e pasdites ndodhi aksidenti i lehtë rrugor, por që më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy personave.Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porche Cajen”, të cilat drejtoheshin nga dy vajza.Burime bëjnë me dije se dy vajza kanë “fërkuar” makinat luksoze që drejtonin dhe për pasojë, siç shihet dhe në foto, automjetit tip “Audi” i është thyer pasqyra.Vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq dhe në vend që të njoftonin policinë, kanë thirrur në telefon shokët e tyre. I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.

Read more ...


Aksident në ‘Pogradec-Qafë Thanë’, shkak dyshohet vaji i hedhur qëllimisht në rrugë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se një automjet me targa greke ka rrëshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka çuar në rëshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta.

Read more ...

XS
SM
MD
LG