Lidhje


Hiqen lejet dhe dënimet për muret e tarracat, punimet vetëm me letërnjoftim

Muret rrethuese, çatitë dhe avllitë mund të riparohen nga qytetarët, pa pasur nevojë për aplikim dhe pritjen e lejes deri në fillimin e punimeve.

 
 
Kjo procedurë u jep mundësi, veçanërisht banorëve që jetojnë në zonat rurale dhe prej vitesh janë përballur me pengesa, madje edhe dënime kur kanë tentuar të bëjnë rregullime pa leje.

Read more ...


Themelohet lëvizja e re politike, "Lidhja e Re e Prizrenit" (L.LRP)

NJOFTIM PËR MEDIA
 
 
Duke parë gjendjen aktuale politike në hapësirën shqiptare, ku partitë politike kanë hyrë në rrethin e saj vicioz dhe të një "lufte" brenda llojit,
Duke parë se jeta shoqërore në të gjitha poret e saj është bërë e padurueshme përshkak të oligarkëve politikë të cilët kanë vënë pushtetin e tyre personal mbi interesatkombëtare.

Read more ...


(IBU) Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit organizoi një fushatë në mbështetje të Palestinës

Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit organizoi një program të veçantë për të treguar solidaritet me popullin e Gazës. Aktiviteti filloi me një minutë heshtje për të nderuar të prekurit nga konflikti.


Pas kësaj, u lëshuan balona, ​​që simbolizonin bombardimin në Gaza, me të gjithë të pranishmit të informuar paraprakisht.
Një fjalim mbajti kryetarja e parlamentit studentor, Blerta Imeri, dhe një poezi e interpretuar nga Şevval Arpacı, ku shpreheshin mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi .

Read more ...


Koreja e Veriut provokon me lëshimin e raketave balistike

Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një seri raketash balistike në ujërat e vendit, transmeton Anadolu.Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut ka lëshuar 10 raketa balistike me rreze të shkurtër në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor), se është rritur kontrolli dhe se SHBA-ja dhe Japonia janë informuar për zhvillimet.

 

Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se Roja Bregdetare e Japonisë ka publikuar një rekomandim të sigurisë detare që thekson se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të mundshme, se anijet janë informuar lidhur me rënien e raketës dhe se nuk ka ardhur informacion për dëme.

Read more ...


Burri i eurodeputetes italiane gjendet i vdekur në ‘Range Rover’, letra që la për gruan e tij

Bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato është gjetur pa shenja jete  brenda makinës së tij. Ai u gjet në brendësi të një makine “Range Rover”, e cila ishte parkuar pranë një kazerme të braktisur në Palermo të Italisë.Angelo Onorato, me profesion arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh, ishte një nga afaristët më të njohur në zonë.Biznesmeni është gjetur me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort, i cili e ka mbytur dhe këmisha me njolla gjaku. Alarmi është dhënë pasditen e djeshme rreth orës 15:00 nga bashkëshortja e tij e cila me të bijën kishin arritur të gjenin pozicionin e makinës me anë të GPS.Mediat italiane raportojnë se janë ngritur dy pista hetimi; ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes.

Read more ...

XS
SM
MD
LG