Djemtë zihen në Tik Tok, baballarët me thika, si përfundoi në tragjedi zënka në rrjetet sociale
Sherri mes dy shokëve në Tik Tok ka vazhduar me përplasjen e baballarëve të tyre ballë për ballë.Ngjarja e rëndë në Kosovë, la pas një viktimë, Agim Xanin 57-vjeç dhe të plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeç. Autorë të kësaj ngjarje të rëndë janë Skender Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi, të cilët janë arrestuar nga policia.
Filli i gjithë kësaj ngjarje të rëndë ishte një përplasje mes fëmijëve në Tik Tok një ditë më parë, për shkak të një video. Pas përplasjes në rrjetin social, adoleshentët janë përballur me njëri-tjetrin, edhe në prani të prindërve, të cilët edhe ata u bënë pjesë e sherrit.