New York Times: Shqipëria planifikon shtet të ri bektashi (mysliman) brenda Tiranës/A po e cënojnë harmoninë fetare "Planet e Ramës"?
New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku shkruan se kryeministri Rama është zotuar se do të ndërtojë brenda Tiranës një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit, e cila do t’i përkasë komunitetit Bektashi. Ky model i Vatikanit sipas Ramës lejon që kryeqyteti i vendit të ketë për Bektashinjtë një hapësirë sa 5 blloqe të New Yorkut. Sipas kryeministrit në këtë hapësirë do të lejohet alkooli, gratë do të veshin çfarë të duan dhe nuk do të vendosen rregulla të stilit të jetesës.