Lidhje


Shefi i diplomacisë turke: Me vrasjen e Haniyeh-it, Izraeli ka vrarë edhe paqen

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se me vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, Izraeli ka vrarë edhe paqen, transmeton Anadolu.“Unë i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, kombit palestinez dhe botës islame. Dhe ata nuk duhet të harrojnë se me vrasjen e atij, ata vranë edhe paqen”, tha Fidan në një intervistë të drejtpërdrejtë me transmetuesit lokal.Fidan tha se kryeministri izraelit “ka marrë peng Amerikën”.“Netanyahu e di mirë këtë. Ai e ka marrë peng Amerikën. Nëse hyn në një luftë në Liban, SHBA-ja nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të shkojë në luftë për ta mbështetur atë”, shtoi ai.

Read more ...


Erdogan: Dënoj dhe mallkoj ashpër atentatin ndaj liderit të Hamasit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke reaguar për atentatin ndaj shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, tha: "Dënoj dhe mallkoj ashpër atentatin e pabesë ndaj shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran", transmeton Anadolu.Erdoğan nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me atentatin ndaj Haniyeh."Ky atentat është një akt i turpshëm që synon të minojë çështjen palestineze, rezistencën e lavdishme të Gazës dhe luftën e drejtë të vëllezërve tanë palestinezë si dhe t'i frikësojë ata", shkroi Erdoğan.

Read more ...


Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë intervenimi e ka pasur fjalën.Erdogan, kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gazë, ka folur për luftën përgjatë një fjalimi në të cilin ka lavdëruar industrinë e mbrojtjes së Turqisë.“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Sikurse kemi hyrë në Karabak, sikurse kemi hyrë në Libi, ne mund të veprojmë ngjashëm ndaj atyre”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të partisë së tij.

Read more ...


Erdoğan: Duartrokitja e gënjeshtrave të Netanyahut, errësim i mendjes për Amerikën

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se duartrokitja gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan paraqet një errësim të mendjes për Amerikën, raporton Anadolu. Gjatë një vizite në qytetin e Rizes që ndodhet në pjesën veriore të Türkiyes, Erdoğan foli në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. Ai iu referua fjalimit të fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë të turpshëm.

Read more ...


Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re bëjnë thirrje për armëpushim "urgjent" në Gaza

Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re kanë bërë thirrje për armëpushim "urgjent" në Rripin e Gazës, derisa lufta izraelite në enklavën e rrethuar bregdetare palestineze vazhdon në muajin e dhjetë, transmeton Anadolu.Në një deklaratë të përbashkët, të tre vendet thanë se situata në Gaza është "katastrofike", duke theksuar se "Vuajtja njerëzore është e papranueshme. Ajo nuk mund të vazhdojë".Duke kritikuar grupin palestinez të rezistencës Hamas për sulmin e 7 tetorit, deklarata tha se Izraeli "duhet të dëgjojë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar".

Read more ...

XS
SM
MD
LG