Fitër Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Të gjithë myslimanët, në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë raporton Euronews Albania.
Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.