Lidhje


Izraeli përgjigjet ndaj Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! SHBA: Na njoftuan, por s'e miratuam sulmin! Teherani: Vendet bërthamore të sigurta

Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit në shenjë hakmarrjeje orët e para të mëngjesit të 19 prillit, një veprim që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin rajonin e Lindjes së Mesme. Izraeli kishte paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet Iranit, pas sulmit me mbi 300 dronë e raketa.

 

Mediat raportojnë se ka pasur shpërthime në Isfahan, pranë një baze ushtarake. 3 shpërthime janë dëgjuar, ndërsa autoritetet iraniane thonë se kanë rrëzuar të tre dronët e nisur nga Izraeli, duke hedhur poshtë raportimet për sulm raketor.

Read more ...


Çfarë është Projekti Nimbus?/Punonjësit e kompanisë Google protestojnë kundër kontratës me Izraelin

Punonjësit e kompanisë Google mbajtën protesta kundër lidhjeve të kompanisë me Izraelin në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California dhe New York City, transmeton Anadolu. Protestat u drejtuan nga një grup i quajtur "No Tech For Apartheid", i cili thotë se kërkon që Google dhe Amazon "të anulojnë kontratën e tyre Nimbus me qeverinë dhe ushtrinë izraelite". 

Në Sunnyvale, California, protestuesit u zotuan të qëndrojnë derisa Google të përfundojë kontratën e saj prej 1,2 miliard dollarësh me Amazon, e cila do t'i sigurojë Izraelit shërbime cloud dhe qendra të dhënash për projektin Nimbus.

Read more ...


Shqiptarët një popull që po "shuhen" rrugëve?!/Shqipëria, e gjashta në Europë për viktimat nga aksidentet rrugore

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).

Read more ...


Momente drithëruese nga Gaza! Ushtria izraelite qëllon në kokë një 5-vjeçare, fotoja ku vajza mbahet në krahë nga disa burra bën xhiron e botës

Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët e Gazës se veriu i Rripit është “një zonë e rrezikshme luftimi” përmes mediave sociale dhe fletëpalosjeve të hedhura në ajër.

 

Zëdhënësi i ushtrisë postoi një mesazh “urgjent” në X duke i udhëzuar banorët e Gazës “të qëndrojnë në zonat humanitare dhe strehimoret në pjesën jugore të Rripit dhe të shmangin përpjekjet për t’u kthyer në veri të Rripit” për të “ruajtur sigurinë e tyre”.

Read more ...


Në fund të Ramazanit, kompania e këpucëve mbyll tre zyrat e saj në Veneto: "Një në tre punonjës është musliman, ishte zgjedhja e duhur"

“E mbyllur për fundin e Ramazanit, është një festë për të gjithë.” Kështu vendosi për herë të parë një kompani e rëndësishme toskane këpucësh, duke mbyllur portat e tre vendeve të prodhimit venecian në Fossò në zonën veneciane, në Vigonza dhe Arzergrande në zonën e Padovës. Të martën në mëngjes lajmërimi u shfaq në hyrjet e kompanive për habinë dhe entuziazmin e punonjësve myslimanë që punojnë aty, të cilët janë rreth një e treta e totalit të ndërmarjes.

Read more ...

XS
SM
MD
LG