RMV me qeveri të re, kryeministër Hristijan Mickoski
Mandatari për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij para votimit tha se duhet bërë shumë punë dhe kërkohen projekte konkrete. Ai premtoi se "shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta". Qytetarët dëshirojnë më tepër para, jetë më dinjitoze, ndërsa këto për shkak të paaftësisë së pushtetit të deritanishëm nuk ka qenë të mundura. Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 ditë "muaj mjalti", ai premtoi investime të menjëhershme, ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë.