Spanja i bashkohet padisë për gjenocid kundër Izraelit
Spanja është vendi i parë i BE-së që bëri kërkesë t'iu bashkuar padisë për gjenocid të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND).
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e Spanjës dhe Gjykata e Drejtësisë. Ministria e Jashtme e Spanjës njoftoi se pas njohjes së Palestinës si shtet sovran me këtë hap Spanja dëshiron të kontribuojë për rikthimin e paqes në Rripin e Gazës dhe në Lindjen e Mesme.