Raporti i SHBA: Izraeli shkeli ligjet ndërkombëtare me përdorimin e armëve amerikane
	Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby konfirmoi se presidenti Joe Biden është informuar tërësisht mbi konstatimet e një raporti mbi përdorimin e armëve amerikane nga Izraeli.
Raporti, i cili do të publikohet së shpejti në Kongres, nuk arrin në përfundimin se Izraeli ka shkelur kushtet e përdorimit të armëve, por kjo pretendohet nga 3 persona të informuar mbi memorandumin e sigurisë që do t’u paraqitet nga sekretari Blinken ligjvënësve.