Rama si Enveri : “Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e kryesisë” / Mos vallë edhe Ahmetaj si kadri Hazbiu?

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj tha gjatë intervistës në Syri Tv se do të vijojë të mbrojë të vërtetën e tij. megjithatë ai shprehu pasiguri për jetën madje duke deklaruar se ishte kërcënuar 3 herë dhe se frymëzim i kërcënimeve ishte kryeministri Edi Rama. Arben Ahmetaj po flet tani: “Rama nuk më la të shkarkohesha që ta bëja siç duhet largimin. Ai më ka kërcënuar në atë mbledhjen e famshme të kryesisë ku më larguan. Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë që “unë largohem sepse kam dëmtuar unitetin e partisë”.