B.ombardohet nga u.shtria ruse Ambasada e Shqipërisë në Kiev

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kiev është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse gjatë ditës së sotme. Përmes një njoftimi për mediat, bëhet e ditur se është dëmtuar pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së Ambasadës, duke vënë në rrezik jetën e personelit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar këto sulme, të cilat i ka quajtur brutale, shkruan A2 CNN. Sulmi vjen në një ditë kur në Prishtinë u zhvillua një mbledhje mes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kuvendit të Kosovës, por nuk dihet nëse ka lidhje me këtë zhvillim.