Përfaqësuesi special i OKB-së dhe lideri i HTS diskutojnë për zhvillimet e fundit në Siri

Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen dhe lideri i Hayat Tahrir al-Sham (Ahmed al-Shara), Abu Mohammad Al-Julani diskutuan për zhvillimet e fundit në Siri, raporton Anadolu. Sipas informacioneve nga burimet e qeverisë së përkohshme në Siri, Pedersen dje ka shkuar për herë të parë në Damask pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit ku është takuar me liderin e HTS, Al-Shara. Në takim Al-Shara tha se rezoluta 2254 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KS-OKB) duhet të përditësohet dhe të përshtatet me realitetin aktual në vend.