Turqia e bindi Iranin dhe Rusinë që të braktisin Assadin, thotë ministri i Jashtëm i Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan dha detaje të reja rreth përmbysjes së qeverisë së Bashar Asadit në Siri. Fidan tha të premten se Turqia i kërkoi Rusisë dhe Iranit që të mos ndërhyjnë ushtarakisht për të mbështetur Assadin, ndërkohë që rebelët sirianë avanconin rrufeshëm drejt Damaskut.
"Gjëja më e rëndësishme ishte të bisedonim me rusët dhe iranianët për të siguruar që ata të mos hynin ushtarakisht në ekuacion. Ne patëm takime me [ata] dhe ata e kuptuan," tha Fidan për televizionin turk NTV.