Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën për të riemërtuar më shumë se 300 vendbanime
Parlamenti ukrainas votoi sot për të miratuar një rezolutë për ndryshimin e emrave të më shumë se 300 vendbanimeve në vend, transmeton Anadolu. Ligjvënësi ukrainas Oleksii Honcharenko tha në Telegram se rezoluta, e mbështetur nga Verkhovna Rada me 281 vota, do të mundësojë riemërtimin e 328 vendbanimeve.
Një ligjvënës tjetër, Yaroslav Zheleznyak, tha se rezoluta ka të bëjë me vendbanimet që “përmbajnë narrativa ruse dhe sovjetike”. Zheleznyak tha se ato përfshijnë emra të rusifikuar, si dhe emra kushtuar figurave kyç ruse dhe simboleve sovjetike.