U inagurua me këngë e valle/ Në tunelin e Murrizit s’ka ventilim, shoferët: Po mbytemi nga gazrat
Të premten e 14 marsit, që përkoi me Ditën e Verës, Edi Rama inaguroi tunelin e Murrizit, që lidh Tiranën me Qarkun Dibër dhe Maqedoninë e Veriut, duke shmangur bypassin problematik.
Në një festë me muzikë, këngë e valle, tuneli u hap për qarkullimin e të gjitha llojeve të automjeteve, edhe pse sistemi i pastrimit të ajrit në brendësi ende nuk është vënë në funksion.
Tuneli, me një gjatësi prej 3.8 kilometrash pritet të sjellë një lehtësim për qarkullimin e qytetarëve në këtë segment të rëndësishëm rrugor, por mungesa e ventilimit e vështirëson lëvizjen dhe ndikon në shëndetin e drejtuesve të mjeteve.
Disa qytetarë kanë raportuar për mediat se sistemi i pastrimit të ajrit ende nuk është vënë në funksion, duke krijuar mundësi për grumbullimin e gazrave të dëmshëm brenda tunelit, që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre. Të indinjuar, ata kërkojnë që ventilatorët të vihen urgjentisht në punë për të parandaluar krijimin e ajrit toksik dhe për të siguruar një kalim të sigurt për të gjithë ata që përdorin tunelin.
Dragostunjna, fshati që ruajti besimin: Me batanije në dritare mbanim syfyr dhe iftar
Në këta muaj të shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë, sjellja e shembujve të devotshmërisë ndaj këtij besimi, jo vetëm me ritet, por edhe me rezistencë kur ka qenë e nevojshme, merr një tjetër kuptim. Dhe kur thua këtë, kush më shumë se banorët e fshatit Dragostunjë të Librazhdit kanë për të treguar se si arritën që, nën terrorin komunist, të mos humbnin besimin e tyre.
Hoxhë Fatmiri, përveçse shprehet falënderues për sakrificën e të parëve të tij në këtë fshat për ruajtjen e besimit, tregon edhe vështirësitë dhe sakrificën që bënë për të kryer ritet në kohën kur jo vetëm ishte e ndaluar, por edhe persekutoheshe bashkë me familjen.
“O mami po rrahin babin”, 44-vjeçari masakrohet me shkopa bejsbolli, autori në arrati
Pak ditë më parë, një sherr me sende të forta ka ndodhur në Gramsh dhe i plagosur rëndë ka mbetur një 44-vjeçar.
JOQ ALBANIA ka mësuar se autor i kësaj ngjarje është Algert Mina, një emër i njohur në Gramsh, pasi në korrik mbeti i plagosur gjatë një shpërthimi me tritol.
Sherri i Minës me 44-vjeçarin ka nisur për motive banale pasi ky i fundit i ka kërkuar të lëvizë pak makinën për të kaluar, pasi kishte bllokuar rrugën.
Por kjo kërkesë, kaq njerëzore, duket se nuk i ka pëlqyer 40-vjeçarit Mina i cili i ka thënë “Kush je ti që më thua lëviz mbrapa” dhe e ka përplasur me makinë 44-vjeçarin.
Pas kësaj 44-vjeçari ka gjetur me shumë vështirësi rrugën për të kaluar, duke u futur në një pronë private, dhe ka ikur në shtëpi, ku ka parkuar makinën poshtë pallatit.
Vajza e tij e mitur i ka kërkuar t’i blejë lëpirëse në dyqan dhe 44-vjeçari ka lënë makinën dhe është drejtuar për në dyqan.
Por në këtë moment, Algert Mina është rikthyer në lagjen e 44-vjeçarit, bashkë me dy shokë të tij, dhe e kanë rrahur barbarisht me shkopa bejsbolli.
E gjithé kjo skenë e frikshme ka patur si dëshmitare vajzën e mitur të 44-vjeçarit e cila e tronditur ka thirrur mamanë për ndihmë: “O mami, o mami, po rrahin babin”.
Të alarmuar banorët e lagjes kanë dalë me shpejtësi jashtë dhe kanë ndërhyrë për të ndarë autorin dhe ndihmësit e tij.
Ata kanë transportuar me urgjencë në spital 44-vjeçarin, ndërsa autorët janë arratisur.
Policia ka arritur të arrestojë shtetasin M. T., 38 vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Algert Mina 40 vjeç dhe shtetasin K. K., 37 vjeç.
Qytetarët e Gramshit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë arrestimin e menjëhershëm të Minës, pasi e konsiderojnë si një person me rrezikshmëri të
lartë, bashkë me dy vëllezërit e tij.
Zgjedhjet e 11 Majit: 3 koalicione e 5 parti kryesore në fletën e votimit! 17 parti 'fantazmë' mund të digjen nëse s’gjejnë kandidatë
Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri
Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim.
Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar. Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.