Lidhje


Stuhia dëmtoi çatinë e llamarinës të Spitalit të Pukës, dalin jashtë funksionit Kirurgjia dhe Materniteti.

Moti i keq i një ditë më parë, ka shkarkuar probleme të mëdha në Spitalin e Pukës pasi u dëmtua çatia gjatë stuhisë të shoqëruar me erë dhe reshje shiu.  Si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavijoni i Kirurgjisë dhe Materniteti kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa dje u raportua se nuk është në përdorim as pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë.

 

Burime bëjnë me dije se shiu ka depërtuar në dhomat e pacintëve, duke e bërë të pamundur qëndimin aty. Mësohet se pacientët e shtruar janë transferuar drejt spitalit të Shkodrës.

Read more ...


Babai i v"rasësit të Martinit nxjerr dëftesën: Im bir është ekselent! Të gjitha 10-ta!

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli”, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën si pasojë e një konflikti me thikë, ka tronditur të gjithë opinionin publik.
Vrasësi Mario Perlleshaj, gjithashtu 14 vjeç, rezulton të ketë qenë një nxënës ekselent me nota të shkëlqyera.
 
 
Babai i tij, Ndue Perlleshaj, i tronditur nga ngjarja, ka nxjerrë dëftesën e të birit për të treguar se djali i tij kishte qenë një nxënës i dalluar. Mario kishte nota maksimale, 10-ta, në të gjitha lëndët në dëftesën e publikuar për mediat.

Read more ...


“Fëmijët duhet të jetojnë, jo të v"riten”, qytetarët protestojnë për Martinin

Ashtu siç ishte parashikuar, që prej orës 11:00 ka nisur protesta e prindërve dhe qytetarëve pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, pak metra larg shkollës ku mësonte. Me një pankartë të madhe ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, prindërit nisën marshimin nga shkolla “Fan Noli” në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
 
 
Ata cilësojnë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu si fajtoren më të madhe të kësaj tragjedie pasi sipas tyre mësuesit dhe institucioni i shkollës po përdoren për qëllime politike dhe fushata zgjedhore, dhe jo për misionin që duhet të ketë.

Read more ...


“Nuk shfaqi pendesë”, kryekomisari zbulon detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit që v"rau Martinin: Dy familjet janë në konflikt të hapur

Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në një emision ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur, detaj të cilin e konfirmon edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili tha se “ka pasur vetëm dorën të fashuar.”

 

14-vjeçari Mario Perlleshi është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.

Read more ...

XS
SM
MD
LG