U prezantua si përfaqësuese e KQZ, kush është zyrtarja e PS që kërkoi të regjistronte emigrantët?

Pas denoncimit në emisionin inevstigativ ‘Piranajat’, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ka reaguar në lidhje me takimet e Partisë Socialiste nëpër Greqi, ka zyrtarë të kësaj force politike prezantohen si punonjës të një projekti të KQZ-së për të regjistruar emigrantët.
Me anë të një deklarate publike, komisioneri Ilirjan Celibashi shprehet se, KQZ-ja nuk ofron regjistrim në terren të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas tij, KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.