Gjykata lë në fuqi masën "arrest në burg” për kryebashkiakun Veliaj, Xoxa me detyrim paraqitje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJKKO), pas një seance të gjatë disa orë, ka lënë në fuqi masën "arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në një njoftim nga GJKKO-ja thuhet se në seancën e sotme është vendosur vazhdimi i masës së sigurimit “arrest në burg” për kryebashkiakun Veliaj.Për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, gjykata ka ndryshuar masën nga “arrest në shtëpi” në “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.