Lidhje


Berisha lë Prokurorinë e Posaçme si i pandehur, akuzohet për korrupsion

Pasi u njoh me akuzat, në një seancë që zgjati jo më shumë se 15 minuta në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se e gjitha “është vazhdim i një hakmarrje politike”. Sipas tij, nuk ka asnjë provë apo fakt që tregon se ka kryer korrupsion, ndërsa akuzoi edhe prokurorët e SPAK. “4 miliardë euro të Edi Rama dhe Al Arabarit, kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Evropë.

 

Akuza? I pandehur, ato që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër, përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrjeje politike. Nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë se ka ndodhur shkelja më e vogël e ligjit. Më ka korruptuar dhëndri im (qesh)

Read more ...


Të vritesh për "pula" duket si një histori e përsëritur shumë shpesh në Shqipëri/Detaja nga vrasja e dyfishtë e Roskovecit

Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë në Roskovec, ku Gramos dhe Lavdmir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt mes fëmijëve të viktimave dhe djalit të autorit, tanimë i arrestuar, Altin Kuka. Konflikti ka nisur mes djemve të viktimavea dhe punëtorit të autorit të ngjarjes. Fillimisht debati ka nisur te pularia e autorit, pastaj janë konfliktuar me djalin e autorit. Një ditë më pas prindërit shkojnë për t’u sqaruar te pularia, por situata degradon, pasi viktimat dhe djali i autorit zihen sërish.

Read more ...


“Qëlloni mbi civilët”, piloti i MIG zbulon urdhrin që mori në 1997: Kur pashë që kishte njerëz zgjodha të…

27 vjet pas ngjarjeve komplekse të vitit 1997, një ish-pilot i bazës ushtarake të Kuçovës u nderua nga bashkia e Tepelenës me titullin më të lartë lokal për “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”. Fatmir Meçaj tregon se u urdhëruan të bombardojnë nga ajri depot e armatimit në fshatin Turan të Tepelenës ndërsa zona ishte e populluar dhe brenda depove kishte shumë njerëz të irrituar që po merrnin armë.

 

“Pasi u dha urdhri të gjithë ishin të emocionuar dhe njëkohësisht mendonin, ç’është ky urdhër në kundërshtim me interesat e popullit. Lufton e mira me të keqen e në këtë rast fitoi e mira sepse ne ishim të detyruar të zbatonim betimin që kishim bërë dhe urdhëri ishte në kundërshtim me betimin prandaj vendosëm të mos veprojmë.

Read more ...


Fredi Beleri u takua me Kryepeshkopin! Reagon Ardit Bido: Janullatus, diplomat grek me pasaportë! Ja Arsyeja pse vizitoi eurodeputetin në burg

Kreu i Drejtorisë së Arkivave, Ardit Bido ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas takimit të eurodeputetit Fredi Beleri me Ortodoks Anastas janullatos.

 Ai ka publikuar dokumentin e Kryepeshkopit dhe shprehet se Anastasi është diplomat grek në pasaportë dhe sipas tij kjo është arsyeja pse vizitoi vetëm Belerin në burg e jo politikanë të tjerë.

Deklarata e plotë: 

A e di ti që kryepeshkopi Anastas është diplomat grek në pashaportë?

Read more ...


Ylli Manjani kërkon mbylljen e RTSH-së: Aty është bërë si b"rdello, ndërkohë që paguhen nga lekët tona

Ylli Manjani ka kërkuar mbylljen e RTSH-së. “RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program.Se përse e bëjmë këtë gjë, një dreq e di?!Llogjika ta do që një media e tillë, pra që nuk ka as audiencën e një portali, duhet mbyllur një sekond e më parë.Nuk mund të justifikohet mbajtja me para publike të një media për një festival në vit, festival të cilin e bën fjala vjen, Ardit Gjebrea për qejf të vet, në një media me liçensë kombëtare.Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.

Read more ...

XS
SM
MD
LG