Lidhje


Nga Vlora në Bregun Perëndimor/ “Trashëgimia e gurëve” si shembull i një trashëgimie të gabuar

 

Historia e hebrenjve në Vlorë dhe Shqipëri tregon se komunitetet e vogla mund të kenë ndikim të madh në marrëdhëniet urbane, tregtare dhe a/morale të një vendi. Por nëse shohim më thellë, ajo histori na mëson edhe diçka tjetër, ndikimi kulturor, sado i fortë, nuk është i garantuar që të mbetet gjithmonë i shndritshëm. Nëse toka që e pret është e varfër shpirtërisht, farat e kulturës së huaj mund të shndërrohen në hije ose kaos. Dhe nëse kultura që mbillet humbet ndjeshmërinë, ajo mund të kthehet në arrogancë.

 

Vlora, dikur priti hebrenjtë sefardikë që sollën gjuhë, tregti, shkrim e dije, mundet të jetë një shembull i gjallë i ndikimit negativ 'të një pakice ndaj një shumice'. Ajo është zgjeruar në trup, por është tkurrur në shpirt. Në Vlorë diku gjuanin me gurë (fishekzjarre, plumba) për sherr, për inat, për “sport” si një pasqyrë e një boshllëku të brendshëm që nuk di më të komunikojë me fjalë. Dikur adoleshentët në mënyrë krejt të pa mend prisnin pemë të sapo vëna sikurse këta kolonë hebrenj bëjnë një veprim që nuk e kuptojnë.

Read more ...


Qeveria kërkon imunitet për Guvernatorin: pavarësi e Bankës apo mburojë nga drejtësia?

Qeveria ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend një nismë të re ligjore, e cila parashikon vendosjen e imunitetit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke kufizuar masat shtrënguese dhe arrestimin ndaj tij për vendimet apo veprat që lidhen me ushtrimin e funksionit.

 

Projektligji, i cili ka buruar si një propozim i vetë Bankës së Shqipërisë, ka ndezur menjëherë debate në opinionin publik dhe politik, kryesisht për shkak të pikëpyetjeve që ngre mbi ndikimin e mundshëm në hetimet penale dhe pavarësinë e drejtësisë.

 

Çfarë parashikon neni 72 i projektligjit?

Në qendër të këtij debati qëndron Neni 72 i projektligjit, i cili përcakton se Guvernatori do të gëzojë mbrojtje nga arrestimi me burg, arresti në shtëpi apo çdo masë tjetër shtrënguese, në rast se akuzohet për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij.

 

Sipas kësaj nisme, procedura do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me atë të deputetëve: do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai që do të japë ose jo miratimin përfundimtar për arrestimin, pasi të vlerësojë nëse vepra penale për të cilën akuzohet ka apo jo lidhje direkte me funksionin e tij zyrtar. Për shembull, nëse një akuzë ka të bëjë me vepra si shpërdorimi i detyrës apo korrupsioni i lidhur me funksionin, vendimi kalon detyrimisht përmes filtrit të Kuvendit. Ndërkohë, për vepra të zakonshme jashtë funksionit zyrtar (siç mund të jetë një aksident rrugor), imuniteti nuk do të zbatohet.

 

Mbrojtje për institucionin apo për individin?

Duke folur mbi këtë nismë, Zv. Guvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, e cila është njëkohësisht ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është shprehur se kjo nuk përbën një imunitet klasik personal, por një dispozitë garantuese.

 

"Arsyeja pse mbrohet guvernatori, nuk mbrohet për shkak të të qenies së tij guvernator, mbrohet për shkak të elementit që të funksionojë i pavarur pa frikën që një ditë një organ i një pushteti tjetër vjen dhe e pengon... Ne mbrojmë institucionin duke mbrojtur guvernatorin," u shpreh ajo, duke theksuar se qëllimi kryesor është ruajtja e pavarësisë dhe shmangia e presioneve mbi institucionin më të lartë financiar në vend.

 

Nisma pritet të kalojë në komisionet parlamentare dhe në seancë plenare, ku opozita dhe aktorët institucionalë pritet të diskutojnë gjerësisht mbi balancën midis nevojës për pavarësi të bankës qendrore dhe parimit të llogaridhënies para ligjit.


Lezhë/ Pagoi 700 mijë lekë për një bari indian, çfarë ndodhi me emigrantin e huaj pas 4 ditësh

 

Qytetari Luigj Doda nga Talja e Lezhës iu drejtua emisionit “Stop”, pasi pagoi 700 mijë lekë të vjetra përmes kompanisë së punësimit “Agility Group Albania”, me qëllim, që të siguronte një punonjës nga India, për të punuar si bari.

Luigji e priti në aeroportin e Rinasit të riun indian, por punësimi zgjati vetëm katër ditë, pasi punonjësi u largua pa lënë gjurmë.

 

Luigji ngre dyshime, se kontrata mund të jetë përdorur si një mënyrë, për të mundësuar largimin e të riut drejt vendeve të Europës, dhe jo për ta punësuar atë në Shqipëri. Dyshimet e tij lidhen edhe me faktin se, një ditë para largimit, kompania i kishte kërkuar vendndodhjen e banesës.

Sipas Luigjit, marrëveshja parashikonte zëvendësimin e punonjësit, nëse ndodhte një situatë e pazakontë, por kjo nuk u realizua.

 

Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, kompania i ktheu Luigjit shumën e paguar për shërbimin.

 

Administratorja Suzana Aga – Ëë, shiko të të them një gjë! Unë jam administratore dhe ne kemi mijëra punonjës në gjithë Shqipërinë, pa ekzagjerim. Mua më kanë marrë të gjithë familjarisht, një gjë, që është shqetësim i madh, sepse ne jemi një biznes, që operojmë me një marrëveshje kontraktuale dhe punonjësi në kontratë, nuk është e garantuar, se kur do t’i kthehet.

 

Afati është një muaj, sa ne bëjmë procedurat dhe vjen punonjësi tjetër. N.q.s ai do ta zgjasi si veprim, atëherë unë ligjërisht, s’kam pse persekutohem, pra dhe unë po shkoj të bëj një kallzim penal për pesë familjarët, që më kanë marrë dhe mund t’ja u jap të gjitha detajet dhe së dyti dhe kontrata më thotë, që  nuk kam asnjë detyrim përveç zëvendësimit dhe nuk e kam fare me afat ligjor, se kur mund t’ua zëvendësoj.

 

Luigj Doda – Përshëndetje! Si jeni ju? Është kthyer dhe ju përshëndes shumë ty personalisht edhe “Stop”-in, që ma zgjidhi këtë problem, që kisha prej tre javësh….Mos ishte “Stop”, nuk do t’i kthenin lekët, sepse kjo është një organizatë apostafat, agjensi për të mashtruar popullin. /tvklan.al

 


U mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e bektashizmit në Ballkan”

Në Tiranë, Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Ndihmë Humanitare (IHH) dhe Qendra Kërkimore për Çështje Humanitare dhe Shoqërore (İNSAMER) organizuan Forumin “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”. Në takim morën pjesë akademikë, studiues, përfaqësues fetarë, drejtues të organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarë nga Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

 

Në këtë Forum, i cili bashkoi 19 pjesëmarrës nga katër vende, u diskutuan tema si rrugëtimi historik i bektashizmit nga Anadolli në Ballkan. Një nga çështjet kryesore të rendit të ditës ishte projekti për krijimin në Tiranë të një entiteti sovran bektashian sipas modelit të Vatikanit, të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e paraqiti në vitin 2024 nga foltorja e Kombeve të Bashkuara.

 

Osman Atalay, anëtar i Bordit të IHH-së, studiues dhe shkrimtar, njëri nga organizatorët e forumit, hodhi idenë e krijimit të një Këshilli të përbashkët që do të përfshinte komunitetet bektashiane të rajonit.

 

OSMAN ATALAY, ANËTAR I BORDIT TË IHH-SË

“Roli i bektashizmit në zhvillimin e lidhjeve historike, kulturore dhe shoqërore ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Ballkanit duhet studiuar nga këndvështrime të ndryshme dhe duhet ruajtur përmes punimeve akademike. Ka nevojë për zhvillimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet komuniteteve bektashiane në Turqi dhe në Ballkan. Në të ardhmen, kanë rëndësi nxitja e kërkimeve të përbashkëta dhe ngritja e një rrjeti të qëndrueshëm komunikimi ndërmjet vendeve”

 

Udhëheqësi i Tarikatit Halveti në Shqipëri, Shejh Hysen Ali Hormova, trajtoi rolin historik të bektashizmit në Shqipëri dhe njëkohësisht kritikoi ashpër projektin e shtetit bektashian.

Duke tërhequr vëmendjen te vendi i teqeve bektashiane në historinë e arsimit në Shqipëri, Hormova tha se disa teqe me kalimin e kohës u shndërruan në shkolla. Si shembull ai përmendi Teqenë e Koshtanit në Tepelenë, ku në vitin 1909 u hap një shkollë me mësim në gjuhën shqipe.

 

SHEJH HYSEN ALI HORMOVA, UDHËHEQËS I TARIKATIT HALVETI

“Përmes traditës bektashiane, përveç përhapjes së dijes dhe të kulturës, u dha kontribut edhe në krijimin e marrëdhënieve harmonike mbrenda shoqërisë. Nëse feja bëhet shtet, ajo humbet cilësinë e saj si fe. Një strukturim i tillë mund të dëmtojë ekuilibrat ekzistues mbrenda Shqipërisë dhe mund të sjellë me vete debate mbi barazinë ndërmjet komuniteteve mbrenda Islamit dhe grupeve të tjera fetare në vend”

 

Shefi i Departamentit të Orientalizmit në Universitetin Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sülejman Baki, tha se nuk mendon që shteti bektashian, krijimi i të cilit është propozuar në Shqipëri, do t’u sjellë dobi komuniteteve myslimane të rajonit dhe Turqisë.

 

SÜLEYMAN BAKI, SHEFI I DEPARTAMENTIT TË ORIENTALIZMIT NË UT

“Gjurmë të tarikateve, e veçanërisht të bektashizmit, gjenden në shumë rajone që gjatë periudhës osmane ishin pjesë e së njëjtës hapësirë historike, në radhë të parë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Sanxhak dhe Greqi. Teqeja e Harabati Babës në Tetovë, e njohur edhe si Teqeja e Sersem Ali Dedes, ruan ende sot rëndësinë e saj si vlerë dhe qendër kulturore”

 

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Shoqatave “Horasan Erenleri” nga Turqia, Ali Rıza Özkan, foli gjithashtu në forum për rrënjët historike të alevizmit dhe të bektashizmit, si dhe për debatet rreth shtetit bektashian.

 

ALI RIZA ÖZKAN, SHOQATA “HORASAN ERENLERI”

“Struktura e planifikuar nuk do të mund të përbënte një fuqi të vërtetë politike apo ushtarake. Një gjë e tillë shërben për përçarjen e shoqërisë alevie, për copëzimin e saj dhe për pengimin e unitetit të saj”.

 

Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”, që u mbajt dje në Tiranë, bashkoi në një tryezë personalitete të fushave të ndryshme nga Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku pjesëmarrësit njëzëri u shprehën se vendi i bektashizmit në historinë fetare, shoqërore dhe kulturore të Ballkanit duhet vlerësuar përtej debateve aktuale politike. /SHENJA

 


Rama ul TVSH-në e ushqimeve, por rëndon të gjithë biznesin, paketa e re fiskale sjell taksa dhe detyrime të reja për të gjithë

Ndërsa qeveria lëviz për të ulur TVSH-së në ushqime dhe për të lehtësuar pagat e larta, në krahun tjetër ajo godet rëndë biznesin dhe tatimpaguesit përmes një pakete të re fiskale që shton dhjetëra miliona euro barrë të re.


 Sipas paketës së re fiskale, ky kontrast tregon një qasje ku lehtësimet e vogla shoqërohen me shtrëngime të gjithanshme financiare.


Çfarë ndryshon konkretisht për bizneset dhe tatimpaguesit?


 * Rritja e Tatimfitimit: Norma standarde për korporatat rritet nga 15% në 17%.


 * Dyfishimi i Tatimit mbi Dividendin: Taksa mbi të ardhurat nga dividendi rritet ndjeshëm nga 8% në 15%, duke u unifikuar me taksat e tjera të investimeve për të frenuar arbitrazhin tatimor dhe për të stimuluar riinvestimin.


 * Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset: Pragu i detyrueshëm i xhiros për regjistrimin në TVSH ulet në 5 milionë lekë, duke futur në skemë mijëra subjekte të reja (rreth 17.5 mijë biznese).


 * Ndryshime te pagat dhe TVSH-ja e përgjithshme: Ulet barra tatimore për pagat e larta (pragu i taksimit 23% rritet në intervalin 300-700 mijë lekë), ndërsa norma e përgjithshme e TVSH-së rritet në 21%, krahas TVSH-së 6% për ushqimet dhe 10% për turizmin.


 * Shtrëngime proceduriale dhe parapagimet: Parapagimi i tatimfitimit bëhet zyrtarisht detyrim tatimor i zbatueshëm me procedura mbledhjeje me forcë, ndërsa pasqyrat financiare do të dorëzohen vetëm në QKB dhe do të merren automatikisht nga tatimet.


 * Rregulla të reja për sektorë të tjerë: Regjimi i TVSH-së për Bursën e Energjisë shtyhet deri në anëtarësimin në BE, ndërsa akciza e duhanit skedulohet të rritet me 4.5% deri në vitin 2033.
 
 

XS
SM
MD
LG