Lidhje


Në pesë fshatra të Bulqizës në Shqipëri, vetëm një fëmijë në klasë të parë

Në pesë fshatra të Bulqizës në Shqipëri, vetëm një fëmijë në klasë të parë . Numri i fëmijëve që hyjnë në klasë të parë në disa fshatra të Bulqizës po bie në mënyrë drastike, duke u bërë një fenomen shqetësues për arsimin dhe jetën në zonat rurale.

 

Në 5 fshatra të Bulqizës këtë vit është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë. Bëhet fjalë për fshatrat “Zogje”, “Kovashicë”, “Shtushaj”, “Mazhicë” dhe “Bllacë” të Njësisë Administrative Shupenzë.e, raporton gazetari Enver Doçi.

Read more ...


I riu: Nga 500 deri në 800 €, qiratë e shtëpive në Tiranë të papërballueshme

Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ Albania, ku ve theksin tek rritja e paarsyeshme dhe e pakontrolluar e çmimeve të qirave në Tiranë. Sipas tij, situata ka dalë jashtë çdo logjike ekonomike, duke goditur drejtpërdrejt qytetarët që punojnë dhe jetojnë përditë në kryeqytet. Ai sjell si shembull zonën e Astirit, ku një apartament nis nga 500 euro në muaj, ndërsa në “21 Dhjetor” çmimi arrin deri në 800 euro. Në zonat afër qendrës, çmimet janë edhe më të larta, shpesh herë të krahasueshme me qytete europiane me paga shumë më të larta se në vendin tonë.

Read more ...


“Kanë përmbajtje të lartë nikeli”, Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar sërish një ngarkesë me fruta shqiptare, këtë herë pjeshkë, pasi u zbuluan të kontaminuara me nivele të larta nikeli. Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin i Komisionit Europian paralajmëroi se frutat përbënin “rrezik potencial për konsumatorët”, duke qenë se nikeli mund të shkaktojë alergji, ekzemë, urtikarie, si dhe shqetësime të rënda gastrointestinale.

 

Ky nuk është rasti i parë: më 12 mars Kroacia ndaloi një tjetër ngarkesë, këtë herë me speca nga Shqipëria, të ngarkuar me pesticide të rrezikshme. Bëhej fjalë për insekticidin flonicamid, i cili klasifikohet si me rrezik të lartë për konsumatorët për shkak të efekteve që mund të shkaktojë tek mëlçia dhe veshkat.

Read more ...


Shoferi i kamionit të Gjergj Lucës rrezikon jetën e të tjerëve, parakalon frikshëm në rrugët e Elbasanit

Një qytetar ka dërguar një video një redaksi ku tregon një situatë të frikshme në rrugët e Elbasanit, në zonën e Labinot Fushës. Në pamje shihet një kamion i Fish City të Gjergj Lucës i cili është futur në parakalim duke parakaluar disa makina njëherësh, madje dhe një kamion tjetër të tonazhit të rëndë.

 

Shoferi i kamionit parakalon në mënyrë agresive dhe të paligjshme, duke rrezikuar jetën e të tjerëve. Në video shihet se kamioni, i cili është i pozicionuar gabimisht në një linjë të kundërt, kalon përpara një makine dhe një kamioni tjetër që duket të jetë duke udhëtuar në kushte normale.

Read more ...


Ish-drejtori i SHISH në Berat dhe djali i tij nën akuzë për armëmbajtje, lojëra fati dhe nxjerrje sekreti shtetëror

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka ngritur akuza penale ndaj ish-drejtorit të SHISH-it në Berat, Aleksandër Shulla, si dhe djalit të tij, Pandeli Shulla për tre vepra të rënda: organizim të paligjshëm të lojërave të fatit, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, si dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Hetimet nisën pas sinjalizimeve për një lokal në lagjen “30 Vjetori” që drejtohej nga Pandeli Shulla dhe ku u zbuluan pajisje të lidhura me platforma të ndaluara të lojërave të fatit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG