Arrestohen personat që kërcënuan me jetë presidentin e FSHF-së Armand Duka

KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ishte sot pranë ambienteve të kompanisë Kurum, pas disa ditësh negociata për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna.Pas mbledhjes me drejtuesit e kompanisë, Llatja tha se u arritën disa marrëveshje për punonjësit.
“Kemi pasur shqetësim të vazhdueshëm në lidhje me punëtorët e kompanisë Kurum. Ata kanë ardhur para disa kohësh në zyrën time ku u shprehën për mbylljen e prodhimit për shkak të problematikave që ka pasur, shqetësimi ka qenë punëtorët. Edhe vjet ka qenë e njëjta situatë. Prodhimi është mbyllur por punëtorët nuk janë larguar. Kemi pasur disa takime dhe kemi pritur vendimin e bordit drejtues të kompanisë. Sot patëm negociatë të fundit, në bashkëpunim me sindikatën e punëtorëve. Asnjë punëtor të mos largohet nga puna në një afat të pacaktuar.
Shënjestra e atentatit në Don Bosko një ish-trafikant, i plagòsuri tjetër një i pafajshëm, kamarieri i lokalit

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me plagosjen e dyfishtë në Don Bosko.Dyshohet se shënjestër në këtë atentat ka qenë Kastriot Elezi. 45-vjeçari Elezi rezulton se ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali. Elezi ka kryer dy vite burg dhe para disa kohësh është kthyer në Shqipëri. I plagosuri tjetër, Ronaldo Metushi ishte kamerier në lokalin ku u krye atentati. Dyshohet se autori ka qëlluar me pistoletë silenciator, pasi të shtënat nuk janë dëgjuar në zonë.
Policia tha se ngjarja ndodhi në zonën e Don Bosko, në afërsi të OSHEE, ku janë plagosur me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Opozita kërkon mandatin e deputetit të PS-së Vullnet Sinaj/Kuvendi nis procedurën parlamentare

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike publikoi të enjten urdhrin e Kryetares së Kuvendit për thirrjen e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren më 4 shtator, për diskutimin e mocionit të 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt, i njohur si pronar i rrjetit “Big Market”.Ky këshill është organizmi parlamentar që shqyrton nëse mocioni përmbush kriteret ligjore për t’u dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe harton një raport që ia dërgon seancës plenare.Firmosësit e mocionit pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme që provojnë shkeljen e Kushtetutës nga deputeti Sinaj, pasi ai ka përfituar fonde publike në në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.
Beleri pritet me fishekzjarre në Himarë pas lirimit nga burgu

Pritet nga njerëz të shumtë në shëtitoren e Himarës pas daljes nga burgu eurodeputeti i Greqisë dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Atë e pritën me simpatizantë si dhe qytetarë himarjotë. Eurodeputeti u prit me brohoritje dhe fishekzjarre.“Të dashur himarjotë, nga Vranishti në Borsh dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen këta 15 muaj. Janë nder i madh për mua zgjedhjet e Himarës. Më burgosën me të padrejtë, më fajësuan me pa të drejtë dhe me pa të drejtë erdhën këtu deputetët. Nuk kanë pse ju dhunojnë dhe shantazhojnë”, tha ai.