Të fortët e Shkodrës dhunojnë policët brenda në komisariat
Hijet e një pazari okult/ Çfarë i premtoi qeveria shqiptare kompanisë gjermane për terminalin lindor në Portin e Durrësit
E.M.S Shipping, kompania gjermane që kishte me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit, shkoi në arbitrazh me pretendime të forta kundër qeverisë shqiptare. Sipas Padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Uashingtonit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, kompania gjermane kërkonte nga qeveria shqiptare 40 milionë euro dëmshpërblim për cënim të njëanshëm të marrëveshjes koncesionare.
E.M.S argumentonte në padinë e saj, se përmes projektit për ndërtimin e Portit dhe resortit turistik në vendin ku gjendet aktualisht Porti tregtar i Durrësit, qeveria shqiptare i kishte shkaktuar dëme të mëdha financiare duke e vënë praktikisht në pamundësi për të ushtruar të drejtën e saj koncesionare. Palët u përballën ashpër në arbitrazh me pretendime dhe prapësime pretendimesh deri në datën 18 korrik të këtij viti.
Prokuroria e Tiranës sekuestron pronat e punonjëses së Shërbimeve Qeveritare, dyshohet se ishin të vëllait të dënuar në Angli
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive të shtetases Irma Hasani, të dyshuara se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.5061, të vitit 2024, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, mbi dyshimet për shtetasen I.H., prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Dyshohet se sulmoi se*sualisht ithtaren e tij/Arrestohet “guruja shqiptar”, Jeton Karahoda, 63 vjeç
Aksidentoi 4 persona në vijat e bardha, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë
Mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçari nga që shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës, është arrestuar nga policia. Policia bë me dije se 31-vjeçari aksidentoi 4 persona që po ecnin te vijat e bardha. Dy nga të aksidentuarit janë fëmijë të mitur, që ishin duke kaluar rrugën bashkë me nënë e tyre.
“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.