Lidhje


Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë! Trafik i rënduar në kryeqytet, makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura

Disa qytete të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.Në disa zona është kriujuar trafik i rënduar, përfshirë edhe kryeqytetin, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut.

 

Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.

Read more ...


Ç’po ndodh? Pse institucionet e drejtësisë po i thonë “JO” komisionit Xhafaj

Ditët e fundit po vërehet një anomali për një regjim, ku gjithçka që del në publik është koordinuar më parë mes institucioneve. Edhe Gjykata Kushtetuese edhe ajo e Lartë e së fundi edhe SPAK kanë refuzuar në forma të ndryshme ftesën për të marrë pjesë në komisionin një ngjyrësh, që njihet me emrin e kreut të tij, deputetit socialist Fatmir Xhafaj.

 

Komisioni parlamentar me emër të stërgjatë “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, që u ngrit në fillim të qershorit, shpalli se do të të ketë si prioritete “koordinim e mëtejshëm të tre pushteteve kushtetuese, legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit”, për të përshpejtuar integrimin e vendit në BE.

Read more ...


Lëvizjet e para të PS-së, patronazhistët në sulm për diasporën

Zgjedhjet e vitit 2025 nuk janë një përjashtim nga rregulli kriminal i çimentuar prej Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në Shqipëri; patronazhimi i votave! Skema gjigante e keqpërdorimit të të dhënave personale dhe përndjekjes së njerëzve për të orientuar votën e tyre do të aplikohet sërish. Viktimë kësaj radhe në një formë disi më ndryshe nuk do të jenë vetëm ata që banojnë këtu, por edhe shqiptarët e diasporës.

 

Lapsi.al mëson se në takimet që tashmë kanë nisur ne terren sipas qarqeve, të dërguarit e Ramës si drejtues politikë kanë filluar punën për ngritjen e një sistemi patronazhimi të votës edhe te emigrantët. Çdo bashki ka një koordinator të dedikuar për diasporën. E po kështu çdo qark ka një të tillë. Përgjegjësia e tyre direkte është të krehin listat e votuesve që janë në diasporë dhe më pas nëpërmjet familjarëve të tyre në Shqipëri të mbërrijnë tek ta.

Read more ...


Rama ndalon deputetët e opozitës të hyjnë në Kuvend, bllokohen nga Garda në hyrje

Këtë të enjte, deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda. Bëhet fjalë për 24 deputetët e përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.

 

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, por deputetët Flamur Noka, Lindita Metaliaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Zhani Gjergji dhe të tjerë kanë mbërritur në shkallët e Parlamentit dhe kanë tentuar të hyjnë, por punonjësit e Gardës janë bërë gardh dhe kanë bllokuar dyert.

Read more ...

XS
SM
MD
LG